Bleona puth policët në Nju Jork “Qoftë bekuar Amerika, vetëm këtu jam e sigurtë”

Mediale Vip

Bleona puth policët në Nju Jork “Qoftë bekuar Amerika, vetëm këtu jam e sigurtë”

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 13:58

Pavarësisht patriotizmit të Bleonës për vendlindjen e saj Shqipërinë, ajo nuk ka mundur ta fshehë ekzaltimin dhe gëzimin e saj teksa ka mbërritur në Nju Jork.
Ndoshta kjo ka ardhur nga ngjarja e shëmtuar që i ndodhi në Romë ku i vodhën stolitë dhe dokumentat e identitetit, megjithatë këngëtarja ka treguar se tashmë në Amerikë mund të jetë shumë e sigurtë.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku tregon një pamje të Nju jorkur ku ka shkruar :“#godblessamerica,, I CAN FINALLY FEEL SAFE !!! I kissed just about every policemen in JFK when I arrived ! #glad to be here ! #ilovenyc #nyc #bleonairelifestyle”.
Komentet e shumta diskutive kanë qënë edhe nga fansat të cilët e kanë kritikuar atë për faktin se ajo shpreh dashurinë “gjithandej” dhe jo vetëm për vendlindjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat