Hilton “zhvishet” për një hamburger (Video)

Mediale Vip

Hilton “zhvishet” për një hamburger (Video)

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 23:03

Trashëgimtarja më e njohur në botë është vënë sërish në qendër të vëmendjes me një tjetër bëmë të saj. Paris Hilton ka zgjedhur kështu të “heqë” rrobat, për tu bërë pjesë e një reklame të një zinxhiri restorantesh fast-food amerikane.

Duke përdorur të gjithë sensualitetin e saj, Hilton është shfaqur me “bikini hot” përkrah modeles së njohur amerikane, Hannah Ferguson. Gjatë reklamës edhe mënyra e ngrënies së hamburgerit është tepër joshës dhe aftësitë e Hilton i sjellin shumë shpresë pronarëve të fast-food në fjalë, për tu shtuar oreksin klientëve të ardhshëm.

Kjo në fakt është një periudhë tepër impenjuese për Paris Hilton. Ndër projektet e saj më të fundit është edhe ai i rikthimit në tregun muzikor pas shumë vitesh heshtjeje. Single “Come alive”, i cili do të jetë pjesë e albumit të ri, do të ketë sërish elementë sensualë, ku thuhet se Hilton do të përdorë sërish të brendëshme lingërie joshëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat