Balotelli ndahet nga Fanny Neguesha

Mediale Vip

Balotelli ndahet nga Fanny Neguesha

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 16:55

“Nuk ka më Fanny (kënaqësi) për Mario Balotellin”. Kështu e titullon gazeta britanike “The Sun” lajmin për ndarjen e futbollistit nga modelja 22-vjeçare.

“The Sun” ka konfirmuar zërat që qarkullojnë prej ditësh në Itali që mes sulmuesit të Liverpulit dhe të fejuarës së tij, Fanny Neguesha gjthçka ka përfundur. Mario duket se e ka harruar premtimin për martesë që i kishte bërë në muajin qershor modeles belge dhe tani duket se ka nisur një tjetër histori me një modele misterioze.

Anglia gjithmonë ka patur një “efekt negativ” për Super-Marion. Në kohën e Manchester City bomberi koleksiononte të dashurat e tij modele dhe zinte një pjesë dërrmuese në mediat e showbizzit.

Sipas “The Sun”, fundjavën e kaluar ai i kishte thënë miqve të tij se historia me Fanny kishte përfunduar dhe se ai kishte nisur një lidhje të re. Edhe në rrjetet sociale Mario dhe Fanny kanë zhdukur papritur fotografitë dhe postimet ku i premtonin dashuri të përjetshme njëri-tjetrit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat