Vrasësi i John Lennon do të qëndrojë në burg

Mediale Vip

Vrasësi i John Lennon do të qëndrojë në burg

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 15:13

Vrasësi i John Lennon, Mark Chapman do të qëndrojë sërish pas hekurave pas refuzimit për të tetën herë të kërkesës për lirimin e tij.

Funksionarët e burgut të New Yorkut, ku qëndron autori i vrasjes së pjesëtarit të grupit “The Beatles”, 34 vjet më parë kanë thënë se ai mund të kryejë sërish krime të tjera. Lirimin e tij e ka kundërshtuar edhe vejusha e Lennon, Yoko Ono.

“Nëse do ta lironim në këto momente, ka një propabilitet shumë të madh që Chapman nuk mund të jetojë në liri pa thyer sërish ligjin”, kanë thënë burime nga burgu. Mark Chapman sot 59 vjeç po vuan dënimin pasi vrau më 18 dhjetor të vitit 1980, legjendën John Lennon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat