Madonna i jep fund lidhjes me “lodrën” e saj

Mediale Vip

Madonna i jep fund lidhjes me “lodrën” e saj

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 08:35

Lidhja mes Madonnas dhe balerinit Timor Steffens, 30 vite më i ri, nuk i ka mbijetuar të paktën edhe sezonit veror. Siç raporton “US Weekly”, Madonna, e cila ndodhet me pushime nëpër plazhet e Evropës, i ka kërkuar toy boy-t të saj, siç nihen ndryshe djemtë e rinj të lidhur me yjet e vjetra të showbizzit, që të bëjë gati valixhet dhe të largohet.

Historia e tyre lindi janarin e shkuar dhe dukej se po shkonte mirë pasi popstari e kishte ftuar Steffens që të kalonte pushimet së bashku me familjen e saj. Por gjatë qëndrimit në Ibiza diçka mund t’i ketë ndodhur mbretëreshës së popit, që ka vendosur të dërgojë në shtëpi “lodrën” e saj.

Një burim pranë këngëtares tha se historia e tyre nuk ka qenë kurrë serioze. “Madonna punonte shumë me albumin dhe qëndronte me familjen dhe nuk kishte kohë për gjëra të rëndësishme”, tha burimi në kushte anonimati.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat