Gwyneth Paltrow miraton lidhjen e ish-burrit

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow miraton lidhjen e ish-burrit

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 16:55

E kanë deklaruar edhe më herët se pavarësisht jeta e tyre bashkëshortore u ndërpre në mes, ata janë miq të mirë me njëri-tjetrin.

Bëhet fjalë për aktoren Gwyneth Paltrow dhe liderin e grupit “Coldplay” Chris Martin, të cilët pas 10 vjetësh martesë u divorcuan muaj më parë.

Chris Martin ka nisur një romancë me aktoren më të fuqishme të Hollywood-it, Jennifer Lawrence, e për këtë lidhje ish-gruaja e këngëtarit, Paltrow nuk është aspak e mërzitur, përkundrazi e ka miratuar.

Një burim i afërt me aktoren ka thënë për revistën “Us Weekly” se Paltrow dëshiron që Chris të jetë i lumtur, edhe pse në krahët e një tjetre.

Nga ana tjetër edhe aktorja 41-vjeçare ka kthyer faqe në jetën e saj, duke nisur të shoqërohet me Brad Falchuk.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat