Duke hulumtuar për mashkullin ideal

Mediale Vip

Duke hulumtuar për mashkullin ideal

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 22 gusht 2014 Në ora: 10:53

Po vazhdon t`a shijoj suksesin me klipin dhe këngën më të re të titulluar “Llafazan”. Është kjo këngëtarja Albulena Uka, e cila në një intervistë për gazetën, Bota sot tregon për realizimin e kësaj kënge si dhe shpalos planet e saj për të ardhmen. Gjatë kësaj interviste, Albulena tregon edhe për synimin e saj që të bëjë duet me një hip-hop artist shqiptar.

“Bota sot”: Albulena, ditë më parë ke realizuar klipin dhe këngën me titullin, “Llafazan”, si po pritet ky projekt nga publiku?
Albulena:
Kënga është duke u mirëpritur mjaft mirë dhe shoh shumë të rinj që e kanë mësuar tekstin dhe vazhdon të dëgjohet pa u ndalur.

“Bota sot”: Prej nga ideja për këtë këngë?
Albulena:
Ideja s`ka qenë e imja por e tekst shkruesit të njohur Arsim Bunjakut i cili e gjen inspirimin në jetën e përditshme ku gjerat ndodhin në mesin tonë.

“Bota sot”: Sa keni qenë e angazhuar gjatë sezonës së verës?
Albulena:
Gjate kësaj sezone kam qenë mjaft e angazhuar nëpër ahengje të ndryshme familjare dhe nëpër koncerte.

“Bota sot”: Ku e ndjeni veten më mirë kur këndoni, nëpër dasma apo mbrëmje rinore?
Albulena:
Unë jam shumë e kënaqur në të dy aspektet kënaqem me rininë dhe dasmoret por jau knaq zemrat nuk i zhgënjej asnjëherë.

“Bota sot”: A ke në plan të realizosh ndonjë këngë tjetër gjatë kësaj vere?
Albulena:
Jo nuk e kam ndërmend. Në të ardhmen shpresoj që po.

“Bota sot”: Sa i preferon bashkëpunimet dhe kush do të ishte partneri ideal për ty në realizimin e një dueti?
Albulena:
Partneri ideal për duet do të ishte ndonjë hip hop artist dhe që se zbuloj emrin e tij.

“Bota sot”: Çka ka të veçantë jeta e një artisti?
Albulena:
Nuk ka asgjë të veçantë, të barabartë jemi të gjithë vetëm se kemi më shumë angazhime dhe lodhje por duhet të jemi edhe aktiv më shumë me muzikë dhe gjithmonë të stresuar por mirë shpëtojm.

“Bota sot”: A merresh me diçka tjetër përpos muzikës?
Albulena:
Unë përveç muzikës merrem edhe me punët e shtëpisë të cilat me shumë qejf i kryej dhe shumë i ndihmoj mamit.

“Bota sot”: Sa të pengojnë thashethemet?
Albulena:
Thashethemet i bën i dobëti kundër më të fortit por e mira e kësaj është që dikush po flet për ty.

“Bota sot”: Si është Albulena si person në jetën e përditshme?
Albulena:
Albulena në jetën e përditshme është shumë e thjeshtë.

“Bota sot”: A e keni gjetur mashkullin ideal?
Albulena:
Mashkullin ideal ende nuk e kam gjetur jam në hulumtim e sipër hahahaha (qeshet).

“Bota sot”: Dhe krejt për fund nëse keni për të shtuar diçka për lexuesit së gazetës “Bota sot”?
Albulena:
Ju falënderoj shumë për intervistën pata kënaqësi të ndaj gjërat private të miat me ju.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat