Radcliffe ia shkurton flokët një fansi (Video)

Mediale Vip

Radcliffe ia shkurton flokët një fansi (Video)

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 11:33

Aktori Daniel Radcliffe ka qenë mysafir në emisionin e Jimmy Kimmel, ku ka pasur për detyrë që t’ia shkurtojë flokët një kalimtari rasti.

Në fakt, aktori i kishte thënë prezantuesit se një nga gjërat që nuk ka bërë në jetë ishte pikërisht që t’ia shkurtonte flokët dikujt dhe Kimmel menjëherë ia ka plotësuar këtë dëshirë.

Ai e ka gjetur një fans të aktorit në rrugë, i cili është shprehur i gatshëm që ta lejojë t’ia presë flokët si të dojë.
‘Puna’ e yllit të “Harry Potter” është transmetuar drejtpërdrejtë në emisionin e Kimmel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat