Rita Ora, aktrim me kufje në vesh

Mediale Vip

Rita Ora, aktrim me kufje në vesh

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 15:19

Rita Ora harronte gjithmonë frazat e saj gjatë xhirimeve të filmit ‘Fifty Shades of Grey’ dhe për këtë arsye këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova mbante një kufje në vesh në mënyrë që ta kujtonin gjithmonë se çfarë duhet të thonte.

Në dramën erotike 23-vjeçarja interpreton rolin e Mia Grey-t dhe për ‘Access Hollywood’ ajo u shpreh: “Duhej dikush që të më thonte në vesh se çfarë duhej të thoja. Isha shumë e emocionuar dhe harroja gjithçka.”

Rita Ora falenderoi edhe protagonisten kryesore të filmit, aktoren Dakota Johnson, për ndihmën që i ka dhënë.

“Ma lehtësoi shumë punën duke u kujdesur për mua. U tregua shumë e mirë”, tha Rita Ora.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat