Cheryl Cole, e para në top listën britanike

Mediale Vip

Cheryl Cole, e para në top listën britanike

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 07:31

Këngëtarja dhe autorja e këngëve, Cheryl Cole ka arritur në krye të top listës britanike të këngëve të dielën me këngën “Crazy Stupid Love”, raporton Reuters.

Kjo është hera e katërt që këngëtarja në fjalë e arrin pozitën e parë më këngët e saj.

Kënga, në të cilin dëgjohet edhe reperi, Tinie Tempah, është pjesë e albumit të ardhshëm të Cole, “Only Human”.

“Crazy Stupid Love” e ka larguar nga pozita e parë këngën e Rixton, “Me and My Broken Heart”, e cila për këtë javë ka zënë vetëm vendin e tetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat