Artistëve nuk po u jepet hapësirë të reflektojnë vlerat e tyre

Mediale Vip

Artistëve nuk po u jepet hapësirë të reflektojnë vlerat e tyre

Nga: Intervistoi: Hava Orana Më: 25 korrik 2014 Në ora: 10:36

Sezona e verës ka filluar me angazhime nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore, nëpër dasme e mbrëmje rinore. Ngjashëm sezona ka filluar edhe për Liridonin. Për Liridonin muzika është profesion dhe hobi, dhe ai kujdeset që të mos mungoj asnjëherë nëpër evenimente të ndryshme, kudo që ka shqiptarë. Ndryshe Liridoni është edhe tenor në Filarmoninë e Kosovës.

“Bota sot”: Me qka po merret aktualisht Liridoni?

Liridon Sadriu: Liridoni kryesisht merret me muzikën, pasi që e ka edhe profesion.

“Bota sot”: Si po shkon sezona e verës për juve?

Liridon Sadriu: Sezona e verës është duke shkuar shumë mirë me dasma dhe me mbrëmje rinore.

“Bota sot”: Pse keni zgjedhur këtë zhanër të muzikës?

Liridon Sadriu: Kam zgjedhur këtë zhanër të muzikës sepse më pëlqen shumë dhe muzikën jo vetëm profesion por edhe hobi.

“Bota sot”: Sa u jepet hapësirë muzikës që bëni ju, në Kosovë?

Liridon Sadriu: Sa i përket hapësirës së muzikës që bëj unë, ka mjaft hapësirë sepse kjo muzikë që bëj unë është prezente nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare si dhe nëpër mbrëmjet rinore.

“Bota sot”: Jeni më shumë i angazhuar në Kosovë apo jashtë saj?

Liridon Sadriu: Më së shumti jam i angazhuar në Kosovë me mbrëmje rinore, dasma, shpresoj në të ardhmen të jem i angazhuar edhe në shtetet e jashtme.

“Bota sot”: Sa mendoni që në Kosovë ka muzikë të mirfilltë?

Liridon Sadriu: Unë mendoj që në Kosovë ka muzikë dhe këngë të mirëfillta, mirëpo nuk u jepet hapësirë të mjaftueshme që ato të reflektojnë vlerat e tyre.

“Bota sot”: Si qëndron bashkëpunimi me kolegët?

Liridon Sadriu: Bashkëpunimi me kolegët e mi është në nivel shumë të mirë, shkëmbejmë ide dhe biseda të ndryshme sa i përket muzikës në përgjithësi.

“Bota sot”: A jeni i angazhuar në mbrëmje të ndryshme në Kosovë?

Liridon Sadriu: Më së shumti jam i angazhuar rreth dasmave në qytetet e ndryshme të Kosovës, por edhe me mbrëmje rinore kam angazhime.

“Bota sot”: Kush janë njerëzit më të dashur për Lirionin?

Liridon Sadriu: Njerëzit më të dashur për mua janë familja ime.

“Bota sot”: Si e kaloni kohën e lirë?

Liridon Sadriu: Kohën e lirë e kaloj me muzikë dhe ngapak me sport.

“Bota sot”: Diçka për fund?

Liridon Sadriu: Përshëndes të gjithë lexuesit e gazetës Bota Sot. Dhe përshëndes të gjithë simpatizuesit e mi. Ju falënderoj shumë juve që më dhatë këtë mundësi të bëjë këtë intervistë me ju.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat