Stresi: Im atë investoi shpirtërisht vetëm për Berishën, jo për të tjerë

Mediale Vip

Stresi: Im atë investoi shpirtërisht vetëm për Berishën, jo për të tjerë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 08:50

Repisti i suksesshëm Stresi, sapo ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Më fal”, një bashkëpunim me këngëtaren Albëresha. Pas daljes së këngës, edhe suksesi ishte i menjëhershëm. Stresi nuk habitet aspak nga kjo. “Punuam fort me këngën si ekip dhe e prisja një sukses të tillë”, thotë ai për suplementin “Summer Pages”. Reperi do të ketë një verë të ngarkuar me koncerte kudo ku ka shqiptarë. Ai ka në plan të vazhdojë punën për të tjera këngë e klipe dhe për të sjellë sa më shpejt në treg edhe albumin e tretë. Ky me siguri do të jetë viti i tij!
Si po pritet kënga jote e re “Më fal”?
Normalisht që do të pritej mirë! Punuam fort me këngën si ekip dhe e prisja një sukses të tillë.
Bashkëpunimi me Albëreshën, si nisi? Pse e zgjodhe këtë vajzë?
Albëreshën e njoha nëpër rrjetet sociale. Ajo më njihte dhe më tregoi projektet e saj në Zvicër dhe filluam ta mendojmë gjatë këtë bashkëpunim. Më pas unë vendosa dhe ja ku jemi.
Kush e ka bërë tekstin e këngës?
Tekstin e këngës e ka bërë Stresi- Stresinjo.
Një tekst me deklarata të forta dashurie; sa e gjen veten në këto fjalë?
E gjeja dikur dhe do ta gjej sërish një ditë. Por kënga është shkruar për të gjithë, ndaj çdokush e gjen veten në të.
Ia ke thënë ndonjë femre ato që thua në këngë? Po dashurisë së parë?
Patjetër që po! Çdokush e ka një herë të parë dhe unë të parës ia kam thënë (qesh).
Stina e verës, ka qenë më shumë e mbushur me punë apo pushim?
Deri në datën 20 gusht Stresi është “full” me koncerte kudo ku ka shqiptarë.
Si e ke axhendën e koncerteve? Ku do të këndosh këto javë?
E nis në Vlorë fundjavën dhe e mbaroj në Pejë. Pastaj vazhdoj në Kosovë, Shkup, Sarandë, Ulqin dhe e mbyll në “Lolipop” në Tiranë më 16 gusht.
Ku do e kalosh gushtin në ditët që je pushim?
15-ditshin e dytë të gushtit do të jem për pushime.
Pushimet, vazhdon t’i bësh me shokët?
Varet, por gjithmonë jam me njerëz përreth. Me njerëz që bëjnë qejf, njerëz që janë pjesë e jetës sime të përditshme.
Po në Lazarat, ke qenë këto kohë? Janë të mërzitur shokët e tu atje? Si i kanë punët?
Lazoooo jeton dhe është i fortë! Milionat i kanë bërë me kohë ata (qesh).
Si e ka emrin dashura jote? Mos do martohesh këtë verë?
S’kam të dashur. S’ka shanse të martohem, ka kohë.
Babi, e ka dëgjuar këngën e re? Çfarë të tha?
Po, e ka dëgjuar dhe e ka pritur mirë. Ai s’para komenton shumë, thjesht më përkrah ku kam të drejtë.
Vazhdon ai të jetë demokrat po aq sa dikur?
Mund ta pyesni atë për jetën e tij personale.
Vazhdon të investojë për PD-në dhe deputetët e kësaj partie?
Ai ka investuar vetëm për Sali Berishën shpirtërisht. Me sa di unë, s’ka investuar për të tjerë.
Po videoklipet, ai ti paguan, apo s’ke më nevojë?
Videoklipet e mia kushtojnë aq sa shpenzojmë kur dalim gjatë fundjavës në “Lollipop” (qesh).
Çfarë planesh ke për sezonin e ri? Ku do të të gjejë shtatori?
Kam në plan të realizoj këngë e klipe të reja, do punoj për albumin tim të 3-të, i cili pritet të dalë së shpejti në treg. Them se ky do të jetë pa dyshim viti im më i mirë.
Mendon se do t’u shtohet zilia rivalëve të tu akoma më shumë pas këngës së fundit?
Rivalë s’kam dhe as nuk konsideroj njeri. Rruga ime është e drejtë, pa pengesa.
Thuhet se keni rënë në qetësi dhe nuk keni më inate mes repistësh. Madje ka nga ata që thonë se fshehurazi ti, Noizy dhe Unikatil jeni shokë. Është e vërtetë?
S’kam dëgjuar gjë. Ato ngacmime vijnë papritmas, kështu që, si të vijë është edhe kjo punë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat