Francois Hollande: Nuk do të martohem me Julie Gayet më 12 gusht

Mediale Vip

Francois Hollande: Nuk do të martohem me Julie Gayet më 12 gusht

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 16:16

Presidenti francez, Francois Hollande gjatë një interviste me gazetarët mohon të gjitha zërat që qarkullonin ditët e fundit për një martesë të mundshme me aktoren, Julie Gayet.

“Më 12 gusht është ditëlindja ime. Ky është eventi i vetëm për të cilin unë jam i vetëdijshëm”, tha Hollande duke përgënjeshtruar të gjithë zërat për një martesë të mundshme më 12 gusht me të dashurën e tij, Gayet.

Në takimin me gazetarët pyetjes për martesën ai i është përgjigjur ironikisht duke thënë “ Kam një informacion për t’u dhënë më 12 gusht kam ditëlindjen. Ky është eventi i vetëm për të cilin jam i vetëdijshëm. Janë të mirëseardhura urimet, por jo dhuratat”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat