Artistët, kategoria më e vlerësuar e shoqërisë

Mediale Vip

Artistët, kategoria më e vlerësuar e shoqërisë

Nga: Intervistoi: Hava Orana Më: 23 korrik 2014 Në ora: 10:39

Fadil Riza është një artistëve të shumtë të skenës muzikore, që këtij profesioni i hyri jo nga nevoja për të fituar, por për nevojën për të kënduar. Ai përveç projekteve të reja që sjell kohë pas kohe, ai i qëndron besnik edhe këngëve të vjetra popullore, pasi që sipas tij, të këndosh ato këngë është respekt ndaj kombit tënd.

“Bota sot”: Fadil me çka jeni duke u marrë aktualisht?

Fadil Riza: Kohët e fundit merrem me muzikë, angazhimin në muzikë nuk e ndaj në sezona, sepse nëse pak e braktis atë është vështirë ta rikuperosh kohën e humbur.

“Bota sot”: Si jeni bërë pjesë e muzikës?

Fadil Riza: Si pjesë e muzikës jam bërë jo nga nevoja për të fituar, por për të kënduar, pasi ndjehem i plotësuar vetëm atëherë kur jam i angazhuar me të.

“Bota sot”: Na flisni pak për vetën tuaj?

Fadil Riza: Përveç muzikës merrem edhe me sport që më ndihmon mjaft për dukjen skenike dhe formën e mire shpirtërore. I pëlqej shëtitjet prandaj lëviz dhe shumë në kryeqendrat shqiptare dhe një vikend më gjen në Tiranë, tjetri në Shkup e tjetri në Prishtinë.

“Bota sot”: Kush janë bashkëpunëtorët tuaj?

Fadil Riza: Bashkëpunëtoret e mi janë të shumtë. Kompozitorë dhe tekstshkrues, regjisorë e producentë, të cilët ua dedikoj dhe një pjesë të suksesit tim. Një falënderim të posaçëm edhe për Rikin për mbështetjen e tij të vazhdueshme në sferën profesionale.

“Bota sot”: Ju këndoni shpeshherë edhe këngët më të vjetra të përpunuar. A do të thotë kjo se dikur këngët kishin më shumë vlera?

Fadil Riza: Të këndosh këngë të vjetra do të thotë të nderosh, respektosh të kaluarën tënde si popull, por kjo nuk do të thotë që këngët e sotme nuk kanë vlerë, përkundrazi është bërë dhe po bëhet punë e madhe në këtë drejtim.

“Bota sot”: Cilën e konsideroni si këngën më të suksesshme në karrierën tënde?

Fadil Riza: Nuk mund ta definoj, atë e definon publiku, unë i kam kënduar të gjitha me gjithë shpirt, he-he (qeshet)

“Bota sot”: Sa mendoni që vlerësohet puna e artistëve në Kosovë?

Fadil Riza: Muzika mendoj vlerësohet shumë, duke marr parasysh edhe nivelin tonë si shoqëri, prapë se prapë artistët janë kategoria më e vlerësuar e shoqërisë nëse i krahason me kategorinë e arsimtarëve, mjekëve, policëve etj.

“Bota sot”: Diçka për fund për adhuruesit tuaj?

Fadil Riza: Dhe në fund adhuruesve iu them, ky nuk është 'fundi' por vetëm fillimi, tjera projekte dhe surpriza do të kem për ta në një të ardhme të shpejtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat