Më shumë po vlerësohet lakuriqësia sesa muzika e mirëfilltë

Mediale Vip

Më shumë po vlerësohet lakuriqësia sesa muzika e mirëfilltë

Nga: Intervistoi: Hava Orana Më: 23 korrik 2014 Në ora: 10:35

Loco në një intervistë për “Bota sot” tregon rreth planeve të tij në të ardhmen, flet rreth studios së tij të re dhe angazhimeve në sezonin verore. Ai thotë se në të ardhmen do të sjell edhe duete të reja, e po ashtu premton ndryshime në muzikë.

“Bota sot”: Me çka jeni duke u marrë aktualisht?

Loco: Aktualisht jam duke punuar në albumin tim të parë i cili do t’i ketë të gjitha këngët e mija deri më tani si dhe disa single të reja dhe një videoklip.

“Bota sot”: Si po ecën puna në studion Enna Sound?

Loco: Në Ennas$ound mirë shumë si një studio që sapo është hapur jam i kënaqur, por për momentin jam i përqendruar kryesisht në punën time.

“Bota sot”: Sa i angazhuar jeni gjatë sezonës së verës?

Loco: Mirë nuk është keq për momentin po kërkohem më shumë në bregdetin shqiptar, kam disa oferta si në Durrës, Dhërmi .

“Bota sot”: Sa jeni ndarë i kënaqur me projektet tuaja që i keni lansuar në 2014?

Loco: Kam prit më shumë por prapë të faleminderit fansave, nuk më kanë zhgënjyer kurrë.

“Bota sot”: Cilat janë planet e juaja në të ardhmen?

Loco: Në të ardhmen do të kem duete të reja natyrisht, si dhe shumë befasi të tjera dhe disa ndryshime në muzikë.

“Bota sot”: Kush janë bashkëpunëtorët tuaj?

Loco: Për të gjithë jam i hapur, por bashkëpunëtorët e mi si gjithmonë janë Don Arbas dhe Drilla.

“Bota sot”: Sa e frekuentoni jetën e natës?

Loco: Nuk jam adhurues i jetës së natës, por dal herë pas here.

“Bota sot”: Sa i kushtoni kohë fitnesit?

Loco: Fitnesit i kushtoj shumë kohë pasi që edhe jam trajner i Arteve Luftarake në klubin tim “En fight”.

“Bota sot”: Si e vlerësoni muzikën që bëhet në Kosovë?

Loco: Shumë pak, thuajse fare pasi që kuantiteti na ka mbuluar të gjithëve, më shumë po vlerësohet lakuriqësia sesa muzika e mirëfilltë.

“Bota sot”: Po sa i përket festivaleve, cili është vlerësimi juaj për to?

Loco: Pas eksperiencave të shumta mendoj që festivalet tona më shumë po çmojnë kuantitetin dhe lakuriqësin sesa muzikën e mirëfilltë.

“Bota sot”: Sipas juve, a po kthehet muzika në biznes?

Loco: Muzika është biznes! Por duhet që të ishte kualitative, jo kuantitative siç është tash.

“Bota sot”: Diçka për fund për adhuruesit tuaj?

Loco: Të faleminderit që më përkrahni, më qëndroni besnik, më bëni të ndihem krenar në çdo gjë që bëj. Pa ju nuk do të isha këtu ku jam.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat