Kur depresioni godet yjet

Mediale Vip

Kur depresioni godet yjet

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 22:32

Nuk është sekret se shumë figura të famshme kanë luftuar me sëmundjen e emocioneve. Catherine Zeta-Jones, Kylie Minogue dhe Brooke Shields kanë qenë të gatshme të flasin publikisht për problemin me depresionin dhe të ndërpresin paragjykimet për këtë sëmundje mjaft të përhapur por shumë pak të kuptuar.

Por nuk janë vetëm ato që kanë pasur një problem të tillë, pasi lista është e gjatë. Bukuroshja nga Uellsi, Catherine Zeta-Jones, ka zbuluar se me vite vuan nga çrregullimi bipolar, dikur i quajtur depresion maniak.

Ajo thotë se shkuarja për shërim në spital privat për shëndetin mental, ishte vendimi më i mirë që ka marrë në jetë. Fituesja e çmimit Oskar, Emma Thompson e ka pranuar se vite më parë ka vuajtur nga depresioni i rëndë, për çka mezi ishte ngritur nga shtrati. Thotë se në luftimin e depresionit, i ka ndihmuar aktrimi në filma të ndryshëm, sepse është larguar nga jeta reale.

Pop-diva australiane Kylie Minogue, kishte rënë në depresion të thellë kur në vitin 2005, i ishte diagnostikuar kanceri në gji. Menjëherë kishte anuluar koncertet dhe kishte shkuar në operacion dhe më pas kishte pasuar kimioterapia. Ky largim nga puna, siç ka thënë ajo, i ka lënë hapësirë të mjaftueshme që emocionet negative të shumohen në shpirtin e saj.

Aktorja e bukur Brooke Shields, në vitin 2007 ka folur për depresionin pas shtatzënisë, për çka është dashur të përdor anti-depresivë. Depresionin pas lindjes së fëmijës për nga simptomat është e njëjtë me depresionin klinik, por dallohet për nga shkaktarët. Ai vjen për shkak të stresit ndaj të cilit nëna është nënshtruar gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

Angelina Jolie e ka pranuar se kishte filluar të rrëshqasë në depresion në vitin 2007, pas vdekjes së nënës së saj. “Vështirë e kam përballuar humbjen e nënës, nuk kam mundur të stopoj vërshimin e mendimeve negative. Nuk kisha vullnet që të ngrihem në mëngjes. Shpëtimin e kam gjetur në punë”, ka rrëfyer ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat