Soni Malaj, videoklip për këngën fituese të Top Fest

Mediale Vip

Soni Malaj, videoklip për këngën fituese të Top Fest

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 23:21

Soni Malaj e ka shumë përzemër këngën që i dha çmimin e parë të "Top Fest 11" dhe këtë e ka pranuar që në prezantimin e saj të parë. Jo më kot kësaj kënge po i realizon edhe një videoklip.

Publiku e ka dëgjuar dhe shijuar por Soni mendon që videoklipi i realizuar me një skenar që i përshtatet këngës do jetë edhe më prekës. Jemi kuriozë të dimë kush do ta interpretojë Flori Mumajesin (meqë u diskutua në media që kënga i dedikohet atij ).

Aktualisht Soni Malaj po ben xhirimet e fundit ndërsa pjesën tjetër të kohës e kalon në studio për realizimin e një kënge të re.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat