Ja kënga e Kaos, që më së miri përshkruan situatën e shqiptarëve (Video)

Mediale Vip

Ja kënga e Kaos, që më së miri përshkruan situatën e shqiptarëve (Video)

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 14:33

Hip hop grupi, Kaos, të njohur për hitet e tyre të diskotekave, kanë ditur që të realizojnë në të kaluarën edhe projekte sensibilizuese me rëndësi kombëtare.

Vitin e kaluar ishte grupi Kaos që publikoi albumin “X”', i cili u prit shumë mirë nga publiku, sidomos këngët hite të realizuara me videoklip.

Por, një këngë që meriton më shumë klikime dhe vëmendje është ajo me titull “Jena Njo”.

Lumi B dhe Vig Poppa me anë të një teksti prekës tregojnë situatën e shqiptarëve, duke ua kujtuar se të gjithë “jemi një” dhe se duhet të ruajmë traditën e lashtë shqiptare, e ta duam njëri-tjetrin njëjtë sikur veten.

Po e ri-sjellim këtë këngë para publikut duke parë situatën e brishtë të shqiptarëve në Maqedoni.

Kaos shumë shpejt pritet të publikojnë projektin e tyre veror.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat