Gisele, e lindur për të qenë supermodele

Mediale Vip

Gisele, e lindur për të qenë supermodele

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 00:00

33-vjeçarja Gisele Bundchen shpërndau një foto në Instagram, kur ajo ishte vetëm 12 vjeç dhe ku duket që ishte më e gjata dhe me këmbë super elegante krahasuar me shoqet e saj.

Një vit më pas, Gisele filloi një kurs modelingu pas sugjerimit të motrës dhe mamasë së saj. Në vitin 1994, në moshën 14-vjeçare, ajo u zbulua nga një agjent i agjencisë së modelingut Elite, teksa ishte në një McDonalds.

Menjëherë ajo shkoi në Sao Paulo duke zyrtarizuar dhe fillimin e karrierës. Me kalimin e viteve braziliania pushtoi pasarelat e Nju Jorkut dhe Londrës. Sot Bundchen renditet si një ndër modelet më të paguara në botën e modës, me një llogari që shkon në 386 milionë dollarë.

Modelja është përzgjedhur për të dorëzuar më 13 korrik edhe trofeun e Kupës së Botës në finalen Argjentinë-Gjermani, në stadiumin "Marakana".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat