Elvana Gjata përcjell puthje si balerinë

Mediale Vip

Elvana Gjata përcjell puthje si balerinë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 12:41

"Puthe”. Ky është titulli i këngës më të re të divës Elvana Gjata. Ka ditur të mahnisë çdo verë fansat e saj me ndonjë produksion të nxehtë, joshës, tërheqës. Edhe këtë verë po ashtu. Shumë pak e kanë parë në skenat e realizuara mjeshtërisht për këtë klip. Por, vëmendja e madhe dhe përshtypjet e para që e kanë shijuar këngën e re të Elvana Gjatës kanë qenë të jashtëzakonshme. Klipi është transmetuar pak herë dhe ende nuk është lançuar në portalin muzikor YouTube, por që tashmë e ka marrë rrjedhën e vet të famës.

Këngëtarja është komentuar për një performancë jashtëzakonisht të bukur si balerinë. E veshur në të bardha në një palestër kërcimi, e vetme ka mundur që t’i japë shkëlqim një videoklipi, të cilit nuk i nevojitet askush tjetër në imazh. Elvana po tregon edhe një herë që ka potencial të madh dhe se e vetme ia del të shkëlqejë në çdo produksion muzikor. Sigurisht që pas realizimit të kësaj kënge qëndrojnë një ekip i mirë me të cilët Elvana ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë prej kohës. Flokët gërshet të gjatë të modës së viteve ’90, tashmë të gjithë i kanë parë, pasi janë përcjellë nëpërmjet fotografive që vetë këngëtarja ka publikuar. Janë pikërisht këto foto ato që rrëfejnë sesi do të vijë këngëtarja në klipin e këngës “Puthe”. Vjen energjike edhe në kërcimin që shoqëron muzikën. Kjo e fundit luhatet rreth notave Dance dhe House, mbretëreshat e diskotekave verore dhe jo vetëm. Ndaj edhe pritet që kjo këngë të jetë shumë e luajtur gjatë kësaj vere. Ata që e kanë dëgjuar tashmë, e konsiderojnë veten fatlumë. Të tjerë, po presin videoklipin e këngës në You- Tube dhe në kanalet muzikore shqiptare. Dhe portalet sociale e thonë më së miri këtë kërkesë të publikut duke përcjellë mesazhe si: Elvana mezi pritet këngë jote.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat