Margot Robbie: Nuk jam femër tërheqëse!

Mediale Vip

Margot Robbie: Nuk jam femër tërheqëse!

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 21:15

Aktorja e njohur Margot Robie, ndonëse nga fansat e mediet komentohet se është njëra ndër femrat më tërheqëse në botë, ajo si duket nuk e ndan të njëjtin mendim. Margot ka deklaruar se ajo nuk mendon për vete se është femër tërheqëse, madje ka theksuar se e mendon të kundërtën...
Aktorja Margot Robie e cila ka aktruar në filmin “Volf of the Wall Street’, karshi Leonardo Di Caprios, ka thënë që për vete mendon se nuk është aspak tërheqëse.

Ndonëse ku ajo është paraqitur para ekraneve, shumë kanë komentuar se është njëra ndër femrat më tërheqëse në industrinë e filmin, ajo nuk ndan të njëjtin mendim. Edhe pse ka trup të përkryer, sy të kaltër dhe flok të bardha me të cilat tërheq vëmendjen e të gjithë meshkujve, ajo ka thënë se nuk i pëlqen vetja.

Në një intervistë për magazinën ‘Venity Fer’, aktorja ka theksuar se gjithmonë thotë që shoqet e saj janë më tërheqëse se ajo.

“Në rrethin tim të shoqërisë, definitivisht unë nuk jam më atraktivja. Unë as që jam rritur me atë mendim”, ka thënë Mragot. E ky mendim i aktores të shpjegon se atë fama nuk e ka ndryshuar aspak. “Nuk më pëlqen të bëj jetë ekstarvagande. Në shtëpinë time që e kam në Londër jetoj me pesë shoqe dhome. Mundohem që të m mbes personi që kam qenë”, ka thënë aktorja.

Ndryshe duhet të theksojmë se bukuroshja ka dëshpëruar shumë meshkuj kur nga biondja është bërë brune për rolin e saj të ri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat