Të pasur, të famshëm, por edhe të shkolluar

Mediale Vip

Të pasur, të famshëm, por edhe të shkolluar

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 14:47

Yjet e ekranit janë gjithmonë idhuj për gjeneratat e reja dhe fansat përpiqen të ndjekin shembullin e tyre për t’u bërë të famshëm dhe të pasur, megjithatë për të arritur deri aty ku janë ata është dashur të punojnë shumë.

Për më shumë, disa prej tyre nuk kanë hequr dorë nga shkollimi në rrugën drejt famës. Ka shumë yje që kanë diploma fakulteti.

Natalie Portman ka diplomuar në Harvard në vitin 2003 në psikologji.

“Më mirë të jem femër e mençur se yll filmi”, ka deklaruar fituesja e Oskarit, kur është pyetur nëse studimi mund t’ia rrezikojë karrierën.

Njëri nga komikët më të mirë, Will Ferrell, është gazetar sporti me diplomë. Imagjinoni si do të ishte komentimi i një ndeshje futbolli nga ai.

Dwayne ‘The Rock’ Johnson është i diplomuar në kriminalistikë dhe psikologji, ndërsa ka studiuar në Universitetin e Miamit, ku ka pasur bursë katërvjeçare, pasi ka qenë lojtar i talentuar i futbollit amerikan.

Aktorja e njohur nga seriali “Desperate Housewives”, Eva Longoria, është e diplomuar në kineziologji apo që ndryshe quhet kinetikë humane (shkenca që studion lëvizjet njerëzore). Ajo ka studiuar në Universitetin e Teksasit, ndërsa studimet master i ka zhvilluar në Kaliforni.

Hamshori hollivudian, Matthew McConaughey, ka diplomë në fushën e radios, televizionit dhe filmit nga Universiteti Austin në Teksas.

Humoristi britanik, Rowan Atkinson, është magjistër i inxhinieringut elektronik. Studimet bazë i ka kryer në Universitetin e Newcastle, kurse ato postdiplomike në Oxford.

Kevin Costner është i diplomuar në menaxhment dhe biznes në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë.

I forti Dolph Lundgren është inxhinier i kimisë, ndërsa ka studiuar në Universitetin e Sydneyt në Australi.

Hamshori skocez, Gerard Butler, është jurist i diplomuar, kurse fakultetin e ka kryer në Universitetin e Glasgout.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat