Mili: Nëse ke të njohshëm mund të bëhesh yll brenda natës

Mediale Vip

Mili: Nëse ke të njohshëm mund të bëhesh yll brenda natës

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 10 korrik 2014 Në ora: 10:57

Këngëtari Mili Sallauka, sapo ka lansuar videon dhe këngën më të re të titulluar “Zeshkania ime”. Këtë këngë e cila më parë është kënduar prej grupit “Trix”, Mili e risjell në bashkëpunim me reperin Niti. Në një intervistë për “Bota sot”, ai na tregon më shumë rreth projekteve të tij muzikore. Po ashtu gjatë intervistës mund të njoftoheni edhe me jetën familjare të Milit i cili ka pak ditë që është bërë prind.

“Bota sot”: Si po ecën promovimi i këngës “Zeshkania ime”?

Mili: Mund të them që të martën në mbrëmje e kam publikuar video klipin e këngës “Zeshkania ime”, dhe me realitetin në shqiptari mirë është duke shkuar.

“Bota sot”: E kujt ishte ideja për ta realizuar përsëri këtë këngë të vjetër e të pëlqyer shumë nga publiku?

Mili: Ideja për ta bërë një kënge të vjetër ishte e shokut tim Nitit i cili është reper, sepse unë jam edhe këngëtar i muzikës zbavitëse

“Bota sot”: A mund të presim këngë të tjera të llojit të tillë nga ti?

Mili: Po do përpunoj edhe kënge të tjera që kanë qenë hite shume vite më parë. Dua ti sjell ne stilin modern më veror.

“Bota sot”: A është kjo mënyra më e mirë për të mos i harruar këngët e vjetra që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare?

Mili: Mund të them se është mënyra më e mirë për mos ti harruar këngët e vjetra që kanë qenë hite dhe pse të mos ripërtërihen përsëri pasi kanë lënë gjurmë në muzikën shqipe .

“Bota sot”: Si ka nisur sezoni i verës për ty?

Mili: Për sezonin e verës kam lënë anash qe disa vite apo e kam ndërprerë. Më parë kam kënduar nëpër vende të ndryshme. Ndërsa, tash më shumë i jam përkushtuar punës dhe biznesit tim. Muzikën e kam hobi por do punoj këtë vit dhe këngë tjera dhe të kyçem përsëri.


“Bota sot”: A do të realizoni ndonjë tjetër këngë gjatë kësaj vere?

Mili: Unë kam bërë edhe një këngë tjetër me Edberin që ka qenë tek Big Brother 6. E kemi një këngë të stilit Dance Folk dhe jemi duke punuar rreth klipit

“Bota sot”: Kur do ta editosh albumin?
Mili:
Për album as që mendoj me editu, kam edituar më 2009 një album dhe e kam parë se nuk ja vlen të punohet rreth albumit. Këtu tek ne nuk çmohet puna që bënë një artist.

“Bota sot”: Çfarë mendimi ke për muzikën shqiptare që po kultivohet aktualisht?

Mili: Për muzikën shqiptare, veç a ke të njohshëm se për një natë “yll shqiptar”, bëhesh. Ka këngëtarë që këndojnë bukur po vështirë e kanë të depërtojnë. Unë them çdo herë se këngëtarët që nuk dinë të këndojnë live janë në skenën tonë dhe e kanë triumfin në dorë. Por populli po i do, apo ndoshta e kanë fajin mediat tona që ju japin hapësirë. Çdoherë e vërteta mbetet anonim , muzika dhe biznesi, haha (qeshet)

“Bota sot”: Na trego më shumë rreth vetes?

Mili: Unë kam filluar të këndoj dhe kam qenë i kyçur në televizion dhe në festivale që nga viti 2002 kur kam marr pjesë shumë në festivale, në Kënga Magjike 2 herë, në Top Fest 6 herë, në Polifest 3 herë, në Zambak të Prizrenit 2 here. Ku edhe kam marr çmime.

“Bota sot”: A merreni me diçka tjetër përveç muzikës?

Mili: Po unë punoj, kam një pub timin këtu në Prizren dhe punoj këtu.

“Bota sot”: A është Mili i dashuruar?

Mili: Jam i dashuruar dhe i martuar, të martën zoti më gezoi me një gocë.


“Bota sot”: Cilat janë projektet tua për të ardhmen?

Mili: Nuk do të ndalem do të punoj këngë dhe klipe.

“Bota sot”: Për fund, një porosi për lexuesit e gazetës “Bota sot” dhe fansat tu?

Mili: Një falënderim të madh për gazetën “Bota sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat