Kate Middleton këshilla dashurie për “kunatën”

Mediale Vip

Kate Middleton këshilla dashurie për “kunatën”

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 12:13

Kate Middleton po bën të pamundurën të rindezë pasionin e humbur mes Princit Harry dhe ish-të dashurës Cressida Bonas.

Lidhja e çiftit Harry-Bonas ka qenë e karakterizuar nga ulje-ngritje, e ndërsa tani Kate po mendon të ndihmojë çiftin të ribashkohet.

Sipas një burimi për revistën britanike “NOW”, Dukesha dhe Cressida kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën, madje Kate është mërzitur shumë kur morri vesh që lidhja e Harry-t dhe Cressidës përfundoi, sepse i kujtonte periudhën e vet të ndarjes nga Princi William.

Por siç ndodhi me historinë e Kate dhe William që u ribashkuan dhe sot janë të martuar, madje prindër të një djali, asgjë nuk është e pamundur as për çiftin Harry-Bonas.

Po sipas të njëjtit burim, Cressida po këshillohet nga Kate për të ndjekur të njëjtën taktikë që ndoqi ajo për të rifituar të dashurin.

Kate e ka këshilluar Cressidën të shihet sa më shpesh në rrugë, meqënëse 25-vjeçarja është preh e paparacëve dhe kur Harry të shoh fotot e saj, të kuptojë se çfarë po humbet.

Nuk dihet se sa do të funksionojë kjo formulë, por tani që u dekonspirua plani, vështirë se Princi Harry do të bie preh e këtyre planeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat