Morena Taraku, me tatuazh nën gjoks, identik me të Rihannas

Mediale Vip

Morena Taraku, me tatuazh nën gjoks, identik me të Rihannas

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 00:28

Morena Taraku, përveç bukurisë mahnitëse që ka, njihet edhe për tatuazhet që ia mbulojnë disa pjesë të trupit të saj.
Taraku, e cila më 2010 ishte shpallur Miss Kosova dhe që së fundmi ka sprovuar veten edhe në këndim, si duket inspirimin e gjen tek këngëtarja me famë botërore, Rihanna.

Kjo për shkak se tatuazhi i saj nën gjoks, një perëndeshë egjiptiane e quajtur Isis, gjendet edhe në trupin e Rihannas, pikërisht në po atë pjesë ku e ka edhe Morena, në mes të gjoksit.

Ajo shihet më së miri në një fotografi që Morena e ka postuar së fundmi në Instagram, ku, përveç tatuazhit, bie në sy edhe gjoksi i saj.

Nuk dihet se kur e ka realizuar Morena këtë tatuazh, mirëpo ajo që dihet sigurt është se Rihanna tatuazhin identik me të Morenës e ka realizuar shtatorin e vitit 2012, ndërsa Morena, në një fotografi në bikini të postuar në Facebook më 27 gusht të vitit 2013, nuk e ka tatuazhin.

Mirëpo, ajo që mund të thuhet me shumë siguri për këtë tatuazh është se bukuroshes sonë po i rri shumë më mirë se Rihannas, apo jo?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat