Filmi i ri i Jolie dhe Pitt do të xhirohet në Malta

Mediale Vip

Filmi i ri i Jolie dhe Pitt do të xhirohet në Malta

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 11:27

Çifti i famshëm hollivudian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, filmin e dytë të përbashkët do ta xhirojnë në Maltë.

Kryeministri i atij vendi, Joseph Muscat, ka thënë se është shumë i kënaqur që producentët e kanë zgjedhur vendin e tij për xhirime dhe është i lumtur që Jolie dhe Pitt do të qëndrojnë në Maltë për të dytën herë brenda tre vitesh.

“Jam i sigurt se ky film do të bëjë shumë për ta bërë vendin tonë të popullarizuar”, citon People fjalët e Muscat.

Ky është filmi i dytë në të cilin aktrojnë bashkë dy aktorët e famshëm. Për herë të parë, ata luajtën në filmin “Mr. and Mrs. Smith”, kur edhe u lidhën bashkë.
Xhirimet do të fillojnë në muajin gusht, ndërsa pritet që Angelina të jetë edhe regjisore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat