Labi së shpejti me këngë të re

Mediale Vip

Labi së shpejti me këngë të re

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 00:45

ëngëtari i njohur shqiptar, Labi, do të publikojë shumë shpejt një këngë të re.

Këngëtari i shumë hiteve të njohura, së fundmi ishte pjesë e disa spekulimeve se do të hyjë në politikë. Labi këto pohime i hodhi poshtë, duke thënë se ai e lë muzikën vetëm kur do ta lë atë populli.
I pyetur nga RTV 21 gjatë një prej performance në Dupelx club, Labi tha se ai shumë shpejt po bën gati këngën e re.

Këngën e re të labit, e cila do të publikohet shumë shpejt është duke e punuar edhe muzikanti i tij, producenti Shkumbin Nebihu – Bini.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat