Nostalgji për çiftin Beckham, festojnë 15 vjetorin

Mediale Vip

Nostalgji për çiftin Beckham, festojnë 15 vjetorin

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 18:33

Ai është një ndër çiftet me jetëgjatësinë më të madhe dhe kanë festuar më 4 korrik 15 vjetorin e martesës së tyre. Bëhet fjalë për çiftin Victoria dhe David Beckham. Me mbiemrin e saj, ish këngëtarja e Spice Girls, Victoria Adams u martua me David Beckham më 4 korrik të vitit 1999.

Tashmë ata kanë katër fëmijë, Brooklyn i lindur në po të njëjtin viti të martesës, Romeo i lindur në vitin 2000, Cruz i lindur në vitin 2005 dhe Harper Seven i lindur në vitin 2011. Ata u kurorëzuan në Dublin në kështjellën Luttrellstown dhe pas martesës u transferuan në Los Angelos në një banesë prej 22 milionë dollarësh në Beverly Hills.

Ata kanë bërë së bashku një rrugë të gjatë dhe të suksesshme në karrierë. Victoria la karrierën si pjesë e Spice Girls në vitin 2005 kur lindi djali i saj i tretë Cruz. Ndërsa David Beckham nga lojtar futbolli pati sukses në fushën e modelingut. Të dy kanë qenë disa herë në kopertinë të revistave dhe fushatave të veshjeve më prestigjze. Sot Victoria Beckham është edhe dizenjuese veshjesh dhe ka prezantuar koleksionin e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat