Anxhela Martini përgatitet t’i hyjë muzikës, bashkëpunimi i parë flitet me Jason Derulo

Mediale Vip

Anxhela Martini përgatitet t’i hyjë muzikës, bashkëpunimi i parë flitet me Jason Derulo

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 09:30

Modelja Anxhela Martini, e cila pak ditë më parë u fotografua në Tiranë me menaxherin e njohur të artistëve, Andy Gramm, duket se po përgatitet t’i hyjë muzikës. Nisur nga mjediset ku është fotografuar së fundi, Anxhela po duket gjithmonë e më pranë muzikës, të paktën këtë na bën të mendojmë duke parë postimin e një fotoje të saj me “Product G&B”, të njohur për superhitin e tyre “Maria Maria”, në bashkëpunim me të madhin Santana. Çdo gjë bëhet edhe më interesante duke parë dy postime të tjera në Instagram, njeri prej vetë Angela Martinit, e tjetri prej kantautorit, koreografit dhe reperit seksi amerikan, Jason Derulo. Ndërsa ndodheshin të dy në Festivalin e Filmit në Kanë, e si për ta bërë edhe më interesante situatën, Jason Derulo ndaloi në mes të performancës së tij në Francë, duke deklaruar me zë të lartë “I love Albania”, a thua se kjo performancë nuk po mbahej në Francë, por në Shqipëri. Këto deklarata janë komentuar si shenja për t’u marrë në konsideratë, si një projekt i ardhshëm muzikor mes Anxhela Martinit dhe të shumëpëlqyerit Derulo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat