E sukseshme në punë, e sukseshmë në jetë

Mediale Vip

E sukseshme në punë, e sukseshmë në jetë

Nga: Intervistoi: A.Muji Më: 4 korrik 2014 Në ora: 17:09

Shumë kush do të dëshironte të ishte në vendin e Kristinës, kësaj femer të sukseshme e cila tashmë karrierës së saj po ia shton sukseset e njëpasnjëshme. Është kjo Kristina Kabashi e cila përfunduar fakultetin në ekonomi në Luzern.

Kristina në këtë bisedë të zhvilluar me ne, na ka treguar rrethë planeve të saja për të ardhmen, punën e saj se i ka shkuar deri më tani, si dhe për ofertën e saj që të punojë në Nju York. Kush është Kristina, kjo shqiptare e që të lënë mbresa qysh në fillim, lexoni bisedën në vazhdim.

Kristina, sip o ju ecin planet e juaja?
Deri tani kam qenë shumë e lumtur me jetën time private dhe karrierën, sepse i kam arritur të gjitha qëllimet të cilat i kam kërkuar për t’i arritur. Ashtu e kam përfunduar fakultetin në ekonomi në Luzern, pastaj e kam filluar punën në PriceWaterhouseCoopers, Zürich. Një firmë cila është e specializume për auditimin e bankave dhe për gjitha institutet financiareve dhe përfaqësohet në 157 shtete, në të cilën afër 90% të expertave ishin burra, kësthu që femrat në këtë post janë në pakicë. Në jetën private kisha shumë fat ta njoftoj burrin tim para 3 vitesh.

Ju mund të cilsoheni si njëra ndër femrat më të sukseshme shqipare në diaporë për të arriturat e juaja, cilat janë synimet e juaja?
Si pikë e parë, është një pakicë e femrave të cilat përceptojnë mundësinë për të studiuar në diaspor, kjo ishte hapi i parë i karrierës se secilës femër. Kjo pakicë e femrav prap nuk vazhdon karrierën, po qëndrojn në nivelin e studimeve. Unë faktikisht i kam vazhduar edhe dy hapa ma lartë studimeve, dhe për këtë arsye cilsohemi prej tjerave. Në PriceWaterhouseCoopers, që dy vite jam në funkcionin Manager, në cilën i kontrolloj afer 45 banka dhe institute financiare (kjo ishte i.e. Ëealth and Asset Management, Securities Trading) mbrenda 12 muajve dhe në cilën i udhëheqi 25 punëtor. Kjo ishte e dalluar prej shumë femrave për arsye se e kam arritur një posit në te cilën bashkëpunoj drejtperdrejt me kryesit e bankave, i.e. Board of Directors, CEO, CFO me një moshë shumë të re, me një biznis i cili është shumë i vështirë dhe i dominuar nga meshkujt. Ky post kërkon një cilësi shumë të lartë sepse është i lidhur me një përgjegjësi shumë të rëndësishme për raportimin financiar të bankave. Jo vetëm që jam menagjere, por jam udhheqëse për biznesin e bankave dhe e mësoj një audiencë shumë të lart, kështu p.sh., kam qenë në Londër ku ish instruktore për punëtorët e bankës HSBC. Unë kam filluar në pozitën asistente, pastaj e kam arritur diplomën për experte për auditium (thirret “eidg. Dipl. Wirtschaftsprüfer “ ose “Swiss Certified Public Accountat”), për të cilën nevojiten fakulteti ekonomik dhe 4 vite përaks në degën time.

Ju keni punuar në shumë banka të Zvicrës, ku jeni ndjerë më së miri deri më tash?
Në portofol timin ishin disa banka lokale dhe internationale. Personalisht më pelqen puna me banka internationale sepse ishin shumë të njohur, ma komplekse dhe kishin transakcione ma interesante me vlerëe me miliarda. Këto ishin për shembul Morgan Stanley, JP Morgan, Goldman Sachs. Jashtëzakonishtë kamë punua në likuidim të Lehman Brothers, një Investmente e bankës ku karakterizoj krizën ekonomike financiare në gjith botë.

Tashmë ju ka ofruar pozita e menaxheres në Priceëaterhousecoopers në Nju York, njëra nga kompanit më të mira në botë, që shumë pak persona mund të ju ofrohet kjo mundësi, e keni pritur këtë?
Nuk e kam pritur këtë offertë në vitin 2014, por kur e kam filluar punën në PriceWaterhouseCoopers e kishna qëllimin për një transfer për Nju York. Kjo ishte një ofertë të cilën partnerat e firmës ma dërgua mua si Kristina Kabashi, personalisht, e jo një puntorit tjetër se është p.sh. zviceran. Ka qenë një konkurencë e madhe, por e kam bërë një punë me një vlerë dhe kualitet të lart, dhe firma më kanë konsideruar si një kandidate me shumë potencial për të ardhmen, dhe e aftë për funkcionin manaxhere me një shtet si Nju York. Kuptohet se eksperienca në Amerik do të mi hap shumë dyer pastaj, kështu që shumë tjera pozita përshembull si Partnere ose CEO do të më mundeshohen pastaj në karjerë.

Kristina na flisni pak për vetën tuaj, kush është Kristina?
Kristina është një femër shumë ambicioze dhe dominante për karrierë, autentike, besnike dhe e dobishme për njerëzit në rrethin tim. E vendosme për gjdo hap që e bëj dhe që e kam bërë në jetën time.
Pavarësisht nga karriera ime, jam një njeri shumë familijar, mikëpritëse dhe i mbaj sjelljet dhe respektin simbas traditave shqiptare. Burri im Kristiani, familja dhe shoqërija gjithmonë kanë qen në vendin e parë në jetën time, sepse pa dashurin, përkrahjen, edukimin dhe përforcimin e tyre nuk kishna mujt me e arrit dhe me e mbajt karrieren time.

Merret me diçka tjetër Kristina, përpos profesionit që ke?
Në kohën e lirë mundohem, se pari do t’i përmbushi obligimet private, ndjeki hobit e mija, këto ishin sporti sidomos Jogging, Gym dhe Tennis. Pastaj mundohem të lexoj shumë sidomos në gjuhën franqeze dhe italiane, në cilat e kam një nivel të mirë të leximit. Dhe me larte bëj shumë eksperimente në kuzhinë sepse unë e dua shumë gatimin dhe Kristianit burrit tim i pelqejnë hobit e mia shumë.

Si është një ditë e zakonshme e juaja?
Ditët e mia janë shumë të shkurta dhe shumë dinamike. Çdo javë jamë me një bankë tjetër t’i kryej kontrollat gjithëmon me një tjetër team. Agjenda ime ishte gjithëmon plotë me angazhime me kryesit e bankave, puntorët, partnerat. Asnjë ditë nuk është e njëjtë dhe për këtë arsye me nevojitet një organizim shumë i madh për me funksionua gjithë punët. Por kështu që 7 vite kurr nuk mu ka mërzit puna.

Ju dhe bashkëshorti juaj Krisi, jeni shumë të angazhuar. Krisi ka projeket e tia që tashmë është shumë i agazhuar, sa keni kohe për njëri tjetrin?
Kristiani në të vërtetë është shumë i angazhuar dhe ka nevojë për të udhëtuar shpesh. Projektet e tij nuk i përfshijnë vetëm vendet e gjuhës gjermane, po ashtu Shqipërinë dhe Kosovën dhe aktualisht e ka hapur edhe një bazë në Nju York. Jemi shumë të lidhur bashkë sepse unë e përkrahi Kristianin për kontabilitet të financave së projekteve dhe obligimet administrative. Kështu që e kemi një bazë të përbashkët të karrierës. Pastaj pa tjetër rregullisht shkojmë bashkë në sport, dhe praktikojmë tjera hobi si pjesmarrje në evente të ndryshme, pushime të shkurta ku i vizitojmë disa shtete i.e. Romë, Barcelona, Monaco etc., kino dhe posaçërisht shkojmë donjëhere në shetitje në mbrëmbje. Gjithësesi e gjejm kohën për njëri - tjetrin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat