Zbulohet rinia e errët e Angelina Jolie

Mediale Vip

Zbulohet rinia e errët e Angelina Jolie

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 23:24

Ndonëse njihet në masë si njëra ndër fytyrat publike më humane në botë, e po ashtu edhe si një grua dhe nënë e mirë, duket se e kaluara e aktores Angelina Jolie ka qenë pak problematike. Sipas magazinës amerikane “Natinal Enquirer”, aktorja ka kaluar nëpër një rini të errët. Në numrin e ri të kësaj magazine do të zbulohen disa fshehtësi të errëta e problematike të aktores.

Magazina e njohur amerikane ‘National Enquirer’ në numrin më të ri do të sjell disa fotografi të pa publikuara deri tani të aktores Angelina Jolie. Sipas kësaj magazine këto foto janë bërë kur Jolie ishte njëzet vjeçare, ndërsa thuhet se në atë kohë ka qenë e varur nga droga. Karshi fotografive kjo magazinë do të sjellë edhe bisedën me ish dilerin e drogës, i cili tregon se ia ka shitur shpesh herë drogën aktores. Ndër të tjera ai ka theksuar se Angelina ka qenë në droga të rënda si heroinë e kokainë. Krahas kësaj dileri ka folur edhe për shprehitë e egra seksuale që aktorja i ka pasur në atë kohë.

“Kjo do të ishte një përulje e madhe për Brad Pitt”, ka shtuar burimi. Ndryshe gjashtëdhjetë e tetë vjeçari Franklin Mayer, ka nënvizuar se aktorja në shumicën e rasteve ka ardhur tek ai në banesë për ta marrë drogën, por ka pasur raste kur edhe ai ka shkuar deri tek vendi ku ka qenë Jolie. Tani vetëm mbetet të shohim se si do të reagojë bashkëshorti i saj, aktori i njohur Brad Pitt, kur të marrë vesh të kaluarën problematike të Angelian Joliet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat