Zdravko Çoliç përqan shqiptarët

Mediale Vip

Zdravko Çoliç përqan shqiptarët

Më: 23 prill 2014 Në ora: 10:10

Në emisionin ‘’Opinion’’ të Blendi Fevziut, është debatuar rreth përplasjes së Tiranes dhe Prishtines për shkak të Zdravko Coliçit, këngëtarit serb që këndoj pak ditë më parë në skenen e festivalit ‘’Kënga Ime’’ në ‘’Klan TV’’.

Të ftuarit e panelit në ‘’Opinion’’ kanë dhënë lloj-lloj idesh-mendimesh, disa prej tyre janë munduar të flasin në emer të njëfarë ‘’internacionalizimi’’ dhe të asaj që ‘’arti është art’’. Shumë nga kosovarët e kanë shikuar të irituar këtë debat dhe më pas kanë bërë ‘’denoncimet’’ dhe reagimet e tyre në rrjete sociale.

Pandi Laqo, edhe një herë është sharë e besa edhe urryer nga figura publike, njerëz të thjeshtë, etj.

Ndër ata që kanë shkruar në profilin e tyre në ‘’Facebook’’ në lidhje me këtë çështje, që është bërë më aktuale se shumë të tjera, ka qenë edhe deputetja kosovare (me origjin nga Shqipëria) Alma Lama. Ajo, ka reaguar duke e quajtur këngëtarin serb ‘’demode’’ dhe debatin e ‘’Klanit’’ - ‘’kulmin e budallallëkut’’.

Në hapisrat e tyre në rrjete sociale, kanë shkruar edhe disa politikan, aktor e këngëtar. Vesa Luma, (nuse Tirane), ka dalur plotësisht kundër idese që një serb të këndoj në mes të Tiranes. Këngëtarja, ka përmendur plagët e kosovarëve, të cilat janë ende të hapura.
‘’Oraganizatorët duhet të kërkojnë falje’’, ka thënë Vesa, duke aluduar në Pandi Laqon./

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat