Hygerta gati për Mis Liberty 2014

Mediale Vip

Hygerta gati për Mis Liberty 2014

Nga: Mimozë Lakna Më: 22 prill 2014 Në ora: 08:53

Bukuroshja nga Durrësi Hygerta Karaj, tashmë është bërë gati për ta përfaqësuar Shqipërinë në garën e Hygerta KARAJ e bukurisë MISS LIBERTY 2014 në Turqi.
Në një intervistë për “Bota sot”, ajo tregon më shumë për veten e saj dhe ambiciet në fushën e modës.

Gara e bukurisë MISS LIBERTY INTERNATIONAL do të prej ditës së sotme dhe do të zgjas deri me 04 Maj. Kjo garë do të mbahet në qytetin e bukur te Antalisë në Turqi. Në këtë garë bukurie marrin pjese rreth 40 shtete te botes.


“Bota sot” :
Kush ju ka përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën e bukurisë MISS LIBERTY INTERNATIONAL 2014?
Hygerta: Është organizuar një audicion për të marre pjesë në garën e bukurisë në Turqi ku unë jam përzgjedhur nga Shpejtim Zejneli i cili është Drejtor Nacional për Shqipëri dhe Kosovë.
“Bota sot” : Çfarë emocione keni para se të shkoni ne Turqi?
Hygerta: Unë jam krenare që Përfaqësoj shtetin Shqiptar në garat e bukurisë në botë dhe ndihem e privilegjuar.
Hygerta: Kam shumë emocione sepse është udhëtimi im i pare si Përfaqësuese e Shqipërisë.
“Bota sot” : A jeni përgatitur për të shkuar në Turqi?
Hygerta: Po jam e përgatitur duke filluar nga veshjet,këpucët,looku,fusha e publicitetit etj.

“Bota sot” : Kush ju ka siguruar veshjen?
Hygerta: Për veshjet e mia janë kujdesur shtëpia e modës Qëndresa nga Gjilani dhe shtëpia e modës Er -ROSI nga Dardana dhe për veshjen kombëtare Souvenir Shop ARTA nga Prizreni.
“Bota sot” : A keni marrë pjesë në gara bukurie dhe çfarë suksese keni arritur?

Hygerta: Në Mis Durrësi jam përzgjedhur mis eleganca dhe jam përzgjedhur në 7 gocat më të bukura të Durrësit. Në eventin e bukurisë mis Turizmi i mbajtur në Durrës jam përzgjedhur Mis miqësia.
Në eventin e bukurisë Mis Pavarësia 2014 e mbajtur në Prizren të Kosovës jam përzgjedhur Shoqëruesja e Dytë e Mis Pavarësisë 2014.
“Bota sot” : Çka pëlqen më së shumti në Fushën e Modës?
Hygerta: Mua më pëlqen në fushën e modës: Pasarealat e Modës,Prezentimi i Koleksioneve të modës të Agjencive të mëdha, Dolca Gabana,Versace etj.
“Bota sot” : Ne çfarë shkolle shkoni dhe çka mendoni te vazhdoni te studioni?
Hygerta: Unë jam nxënëse në Shkollën Jo Publike PAVARSIA në Durrës. Dëshira ime është të studioj drejtësinë dhe Farmacinë.

“Bota sot” : Sa i kushtoni redesi Lookut tuaj?
Hygerta: Gjate kohës që jam në shkollë i ambientizohem rregullave të shkollës, ndërsa pasi të jam në kohen e lirë i kushtoj rëndësi të madhe dukjes,veshjeve dhe trendit të kohës që është në fushën e modës në botë.
“Bota sot” : A keni mare oferta pune ?
Hygerta: Po kam mare shumë oferta pune të punoj si modele, ne Itali,Turqi,Dubai,Kine,Indi etj. Pastaj kam disa planë për të punuar në Kalendar,Katalogë etj.

“Bota sot” : Çfarë plane keni në fushën e bukurisë?
Hygerta: Planet e mija janë të marr pjesë në gara bukurie në botë dhe punoj me agjenci të ndryshme të modës.
“Bota sot” : Çfarë mesazhi keni për fund?
Hygerta: I uroj suksese Gocave Shqiptare kudo që ndodhen në fushën e bukurisë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat