Motrat Murtezi e “qajnë” muzikën popullore (Video)

Mediale Vip

Motrat Murtezi e “qajnë” muzikën popullore (Video)

Më: 21 prill 2014 Në ora: 16:13

Shumë të rinjë shqiptarë, pa dëshirën e tyre, migruan në kohërat e vështira në vende të ndryshme të evropës. Jo të gjithë i ruajnë traditat. Ka dhe nga ata që harrojnë edhe gjuhën amtare.

Por, janë motrat Murtezi, ato që me shumë dashuri këndojnë këngë shqipe.
Në disa video xhirime të shkarkuara në Youtube, motrat në fjalë këndojnë këngë të ndryshme popullore, ku dhe kanë marrë lëvdata dhe komente të shumta.
Këto motra që jetojnë në Zvicër, kanë fituar në konkursin e shpallur nga këngëtarja Remzije Osmani. Por për to nuk ka qenë shumë i rëndësishëm shpërblimi që kanë marrë nga këngëtarja Osmani. Motrat Murtezi që nga janari i këtij viti nuk po kanë të ndalur.
Në faqen e tyre në facebook, ato kanë publikuar disa koncerte në diasporë ku këndojnë bashkë me këngëtarët e njohur të estradës shqiptare nga Kosova.
Por në faqen zyrtare të Facebook, ato vetën e quajnë si Twins Murtezi ku kanë rreth 30.000 ndjekës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat