Buble: Në “luftë” për të qenë baba shembullor

Mediale Vip

Buble: Në “luftë” për të qenë baba shembullor

Më: 21 prill 2014 Në ora: 10:57

Këngëtari Michale Buble ende nuk ka besim në aftësitë e tij prindërore, prandaj ai është vazhdimisht në “luftë” për të fituar statusin e babait shembullor.

Madje në fotot që i janë bërë çiftit teksa udhëtonin për në Vankuver, Buble dukej i “marrosur” pas djalit Noah, duke e puthur dhe përqafuar në çdo moment.

Këngëtari para pak kohësh shfaqi hapur frikën e tij, nëse do të arrij të jetë një baba i mirë për fëmijët e tij, pasi ai e ka pak problem angazhimin dhe përgjegjshmërinë, por mesa duket ka ardhur koha që Buble të qetësohet, pasi gruaja e tij, aktorja dhe modelja argjentinase, Luisana Lopilato ende nuk ka shfaqur ndonjë pakënaqësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat