Sidorela, bukuroshja shqiptare që e përfaqëson Kosovën në “Miss World Internacional”

Mediale Vip

Sidorela, bukuroshja shqiptare që e përfaqëson Kosovën në “Miss World Internacional”

Nga: Intervistoi: Nehat SHAQIRI Më: 17 prill 2014 Në ora: 10:42

Për Gazetën, “Bota sot”, Sidorela veten e përshkruan se kokëfortë, e vendosur dhe humane, ndërsa vetëbesimin që e ka i jep motiv për të vazhduar më tutje, ndërsa thotë se gjërat e çmendura nuk mund ta bëjnë një vajzë të bukur.

“Bota sot”: Kur keni filluar të merreni me modelizëm dhe kush dha kontribut për hapat e tuaj të parë në këtë aspekt?
Sidorela: Hapat e parë me modelizëm i kam marrë në vitin 2013 në “Miss World Kosova” ku u zgjedha përcjellësja e parë. Familja ka qenë shtytja e parë në këtë aspekt.

“Bota sot”: Ju jeni shpallur Miss Globe Kosova, 2013, cili është kujtimi më i bukur që ruan nga ky kompeticion?
Sidorela: “Miss Globe Internacional” është një eveniment i cili ende nuk është mbajt për shkak disa problemeve me organizim, pritet te mbahet ne qershor ne Azerbajgjan ku do ta përfaqësoj Kosovën në mesin e 100 bukurosheve të globit.

“Bota sot”: Cilat pjesëmarrje në modë ja vlen të konsiderohen si sukses?
Sidorela: Vetëm tri herë kam marr pjesë në gara të bukurisë ''Miss World Kosova'', ''The best model internacional'' ku përfaqësova Kosovën në Tiranë, ishin 20 vajza të vendeve të ndryshme të Botës ku aty u vlerësova me çmimin '' The best photogenic '' dhe '' Miss Globe 2013-2014 '' shpresoj dhe aty ta rrëmbej një çmim.

“Bota sot”: Kush kanë qenë përkrahësit tuaj të cilët më të vërtet të kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë?
Sidorela: Përveç familjes, të tjerët që më kanë përkrah dhe ndihmuar në karrierë është dhe fotografi Flamur Ilazi i cili vazhdon të bëj punë fantastike dhe të pa lodhshme.

“Bota sot”: Si po shkon karriera? Në ç’pikë të saj je tani?
Sidorela: Mendoj që edhe jam në fillim të karrierës, shpresoj që gjithçka do të vazhdoj më tutje me këto hapa që ja kam filluar.

“Bota sot”: Cilat mendon se janë armët e tua të forta për të arritur synimet që i ke vënë vetes?
Sidorela: Vetëbesimi që kam më jep motiv për më tutje.

“Bota sot”: Cilat janë planet e tua konkrete, tani e tutje?
Sidorela: Planet për tani janë ta prezantoj Kosovën në mënyrë sa më të denjë në Azerbajgjan, ndërsa për të ardhmen të arrij më lart në fushën e modelizmit.

“Bota sot”: Cilat janë ftesat që të janë adresuar ty si modele?
Sidorela: Kam pasur shumë ftesa, shumicën prej tyre i kom realizua, por varet nga serioziteti i kompanisë.

“Bota sot”: A je duke bërë një punë tjetër, veç asaj si modele?
Sidorela: Po, studioj Design enterier është një tjetër fushë e jetës e cila më pëlqen.

“Bota sot”: Si do ta përshkruaje ti veten si karakter?
Sidorela: Kokëfortë, e vendosur dhe humane.

“Bota sot”: Sa ka ndikuar modelizmi në jetën tuaj personale, (familjare) d.m.th. në atë të përditshëm? Shoqëroheni me njerëz të zakonshëm apo më shumë me VIP -model/e këngëtar/e etj?
Sidorela: Ka ndikuar sa në mënyrë pozitive aq dhe negative, sepse shumica tek ne e keqkuptojnë punën si modele, fillojnë menjëherë me paragjykime, po për mu nuk kanë vlerë këto mendime. Shoqëria ime e ngushtë nuk ka ndryshuar nga fama, kam raste kur shoqërohem dhe me VIP.

“Bota sot”: A menaxhoheni nga dikush dhe a keni kontratë me ndonjë firmë apo agjension mode?
Sidorela: E ceka me lart, modelizmi në Kosovë nuk respektohet mjaftueshëm.

“Bota sot”: Sa mendon se respektohet modelizmi në Kosovë? A je e kënaqur me organizimet qe bëhen rreth modës?
Sidorela: Më pëlqen rritja e organizimeve që po mbahen rreth modës, sepse ju jep më shumë hapësirë vajzave të arrijnë diçka.
“Bota sot”: Po si pamje? Cili tipar mendon se të veçon nga të tjerët?
Sidorela: Mendoj që të tjerët të vlerësojnë më mirë se sa vetveten.

“Bota sot”: Ma përshkruaj të lutem një ditë tënden?
Sidorela: Dita fillon me vrap, pastaj me studime.

“Bota sot”: Cilat janë gjërat më të çmendura që mund të bëjë një vajzë e bukur?
Sidorela: Mendoj që gjërat e çmendura nuk mund ta bëjnë një vajzë të bukur.

“Bota sot”: Diçka për fund, çka mund të na thoni?
Sidorela: Ju falënderoj për këtë intervistë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat