Për çka i rënë pishman?

Mediale Vip

Për çka i rënë pishman?

Më: 14 prill 2014 Në ora: 09:24

Pasi që muajt e fundit i shkuan duke kaluar ditë të tëra në gjyq meqë në publik dolën video-incizimet e saj duke kryer marrëdhënie seksuale, Tulisa Contostavlos tani e ka “kthyer trakën”.

Ajo e pranoi se disa herë është djegur kur ka qenë fjala te meshkujt seksi dhe se me siguri që gabimi më i madh që e bënte ishte se shumë herët lëshohej në marrëdhënie seksuale, dhe për këtë gjë tani i ka rënë shumë pishman.

“Tani jam e rezervuar sa i përket seksit. Dëshiroj të ruhem për dikë të veçantë. Dëshiroj ta gjejë dikë që do të më konsiderojë të barabartë me vetveten dhe do të më respektojë”, deklaroi kjo bukuroshe.

Duke rikujtuar ditët e adoleshencës Tulisa e pranoi se kishte gabuar shumë shpesh. “Kam filluar të fle me meshkuj shumë herët, ende pa filluar lidhja dhe ata më linin menjëherë pas kësaj dhe nuk dëshironin të ishin me mua”, tha ajo. Por si duket tani ajo i ka disa rregulla kur bëhet fjalë për seksin dhe lidhjen.

“Nëse dëshiron dikush të kemi marrëdhënie seksuale duhet patjetër të jemi në një lidhje të gjatë. Duhet ta di a jam e dashuruar në atë mashkull, apo do të dashurohem në të ardhmen në të, para se ta bëjë hapin e ardhshëm, para se të bëjë seks me të”, tha Tulisa e cila është penduar që ka kërcyer nga lidhja në lidhje dhe e pranoi se i mungon shumë kontakti fizik.

Ish-i dashuri i saj e kishte lënduar jashtë mase kur e publikoi video-incizimin e tyre.

“E kam tejkaluar tashmë këtë gjë, por kam pasur shumë vështirësi. Kjo ishte gjëja më e vështirë që më ka ndodhur deri më tani mua dhe karrierës sime”, e pranoi Tulisa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat