Obama “shpëton” gruan

Mediale Vip

Obama “shpëton” gruan

Më: 12 prill 2014 Në ora: 19:16

Një moment i sikletshëm i Zonjës së Parë të SHBA-ve po bën xhiron e botës. Fotografët kanë kapur momentin kur Presidenti amerikan, Barack Obama u kujdes që bashkëshortja e tij, Michelle, të mos nxirrte gjë në shesh.

Era po i merrte fundin Zonjës së Parë dhe ajo rrezikonte që të jepte një shfaqje për fotografët, ndërkohë që hipte në Air Force One. Por Obama vendosi dorën për të mos lejuar që Michelle të përjetonte një “moment si Marilyn Monroe".

Ata ishin të ftuar në “LBJ Presidential Library”, në ceremoninë përkujtimore për 50 vjetorin e “Aktit të të Drejtave Civile”, në Teksas.

Dy ditë më parë, një moment të tillë e kaloi edhe princesha Kate, gjatë një vizite në Zelandën e Re.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat