Rihanna është shtatzënë?

Mediale Vip

Rihanna është shtatzënë?

Më: 12 prill 2014 Në ora: 15:34

I ka dhënë fund marijuanës, kokteileve, birrave dhe tashmë ka probleme edhe me të ndenjurin në ambiente ku ka tym duhani. Ky shndërrim i papritur i Rihannës, duke e kthyer atë në një femër shëndetplotë është tepër i dyshimtë.

Në fakt, “vajza e keqe” e pop-it mund të jetë shtatzënë. Babai i fëmijës mund të jetë reperi Drake, mashkulli tek i cili Rihanna gjeti ngushëllim, pas ndarjes në mënyrë brutale nga Chris Brown.

Prej disa javësh, këngëtarja nga Barbados ka lënë pas stilin e saj të vjetër të jetesës, duke hequr dorë edhe nga veset më të preferuara. Rihanna nuk e ka mohuar kurrë pasionin e saj për marijuanën dhe shpesh shihej edhe me gota alkooli në dorë.

Tashmë, duket sikur çdo aktivitet i këtij lloji është zhdukur si me magji nga përditshmëria e këngëtares.

Për më tepër, disa ditë më parë, këngëtarja ka refuzuar të marr pjesë në festën post tour të këngëtarit Drake, duke qenë se në ambient do të kishte sasi të mëdha tymi dhe do të ishte shumë rrëmujë.

Deri në këto momente asgjë nuk është konfirmuar, e madje as paparacët nuk kanë mundur të fotografojnë një bark të mundshëm të saj, por ajo që dihet me siguri është se këngëtarja po përjeton momente shumë të lumtura në jetën e saj dhe se është gati të kurorëzojë në martesë lidhjen me Drake.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat