Adrian Gaxha tregon shpirtin human

Mediale Vip

Adrian Gaxha tregon shpirtin human

Më: 11 prill 2014 Në ora: 17:12

Këngëtari nga Shkupi, Adrian Gaxha i pëlqyer dhe i kërkuar nga publiku në mbrëmje e koncerte të ndryshme tregon anën e tij humane.
Ai ka zgjedhur rrjetin social Instagram që të ndajë së bashku me miqtë dhe fansat, një thënie të krijuar nga vet ai. Sipas Gaxhës, të ndihmosh nevojtarët është ndjenja më e mirë në botë.

“Nëse je njeri i mirë dhe ndihmon. Nëse ushqimin e fundit ia jep ati që është i uritur dhe nëse paren e fundit që e ke në xhep ia jep atij që i nevojitet më shumë, kjo nuk do të ju bëj më të pasur e as më të famshëm. Thjesht kjo të bën të krenohesh me vete e të jesh i lumtur. E këtë ndjenjë nuk mund ta blesh me asnjë para në botë!!!”, ka shkruar ai në Instagram.

Të kujtojmë se disa artistë të skenës sonë u kanë dal në ndihmë shumë familjeve skamnore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat