“Angelia Jolie” tentoi ta vrasë pse s’bënte dot seks

Mediale Vip

“Angelia Jolie” tentoi ta vrasë pse s’bënte dot seks

Më: 10 prill 2014 Në ora: 13:15

Një rumune, që njihet edhe si sozia e Angelia Jolie, mori një dënim të pezulluar me burg pasi një taksist pretendonte se ajo deshi ta vriste pasi ai nuk mundi të bënte seks me të për herë të tretë.

Nicolae Stan, 35 vjeç, u tha policëve se Luminita Perijoc, 31 vjeç, e detyroi me dhunë që të bënte seks me të, përfshi këtu seks oral.

Taksisti ishte punësuar për të dërguar disa çanta në shtëpinë e saj.

Kur ajo hapi derën, i kërkoi atij numrin e telefonit.

Pak më vonë e telefonoi dhe i kërkoi që të vinte tek apartamenti i saj me disa shishe verë.

Sapo ai shtyu derën, ajo e kapi me forcë dhe nën kërcënimin e një thike 10 centimetër, e detyroi që të bënte seks.

Por kur ai nuk ia doli që të bënte seks për herë të tretë, atëherë ajo e theri me thikë.

Ai arriti që të kyçet në një dhomë gjumi dhe telefonoi policinë.

Ajo u dënua fillimisht me pesë vite burg, por iu reduktua dënimi për shkak se në atë kohë ishte nën efektin e ilaçeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat