E përzënë nga fluturimi: Je shumë i shëndoshë

Mediale Vip

E përzënë nga fluturimi: Je shumë i shëndoshë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 10:04

Një nga yjet e “The Blind Side” thotë se është i vendosur të humbë peshë, pasi u përzu nga një fluturim me US Airways për shkak se zinte shumë vend. Ndërsa përmasat e Quinton Aaron ishin të duhurat për të luajtur rolin e Michael Ohen në film, ai e quajti incidentin në avion si një eksperiencë poshtëruese. “Mora valixhen dhe dola që andej sa më shpejt të mundja sepse ishte shumë turpëruese,” tha ai. Aaron, 29 vjeç, peshon 250 kilogramë. Ai zakonisht fluturon me klasin e parë, por në udhëtimin nga Filadelfia në Roçester nuk kishte vende të lira në klasin e parë, ndaj atij do t`i duheshin dy ndenjëse për klasin ekonomik.
“Teksa pashë ndenjëset, po shpresoja që të mos i duhej ndokujt të ulej pranë meje, sepse e dija që nuk do të funksiononte,” tha ai. Por një tjetër pasagjer u afrua dhe Aaron iu desh të rezervonte në një tjetër fluturim. Në vend që të mërzitej, Aaron tha se po e përdor eksperiencën për të shpejtuar planet e humbjes së peshës. Aaron ka pasur probleme me peshën edhe më parë. Pas rolit të njohur në filmin “The Blind Side”, ai themeloi një fondacion që merret me obezitetin e fëmijëve. “Jo të gjithë fëmijët mund të përzgjidhen prej pamjes së jashtme dhe jo kushdo ka pasur luksin e rritjes duke u njohur me ushqimet e duhura apo duke pasur dijeni për jetesën e shëndetshme,” tha ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat