Rritja e gjinjve vetëm u solli probleme

Mediale Vip

Rritja e gjinjve vetëm u solli probleme

Më: 9 prill 2014 Në ora: 09:37

Është mendim i përgjithshëm se bukuroshet e Hollivudit mezi presin që të rrisin gjinjtë e tyre. Shumica prej këtyre yjeve të famshëm që i kanë rritur gjinjtë, nuk janë penduar për këtë veprim, mirëpo, ka prej tyre që nuk kanë arritur të përballojnë këtë barrë të madhe, prandaj kanë vendosur t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme.

Kur në moshën 19 vjeçare i kishte rritur gjinjtë, ajo e kishte kuptuar se e ka tepruar me madhësinë e tyre. Jenny McCarthy 41 vjeçe e ka pranuar se shumë shpejt e kishte zvogëluar numrin e tyre, në mënyrë që gjinjtë e saj të përshtateshin me madhësinë normale të fustaneve.

Heidi Montag i ka zvogëluar gjinjtë e saj në nëntor të vitit 2013, pasi transplantet e vendosura kishin filluar t’i lëviznin. Amber Heard kishte rritur gjinjtë qysh në moshën 19 vjeçe, por për shkak të problemeve me kurrizin, menjëherë i kishte hequr ato.

Tërheqjen e saj nga industria pornografike Jenna Jameson e kishte festuar duke hequr transplantet nga gjinjtë e saj, pasi ajo në asnjë moment që prej rritjes së gjinjve, nuk ishte ndjerë rehat. Edhe pse me vite të tëra ka refuzuar të pranojë se i ka rritur gjinjtë, Victoria Beckham më në fund e kishte pranuar se kishte vendosur transplantim në gjinjtë e saj, por se i kishte nxjerrë në vitin 2009.

Drew Barrymore i kishte zvogëluar gjinjtë e saj qysh në moshën 17 vjeçe, pasi gjinjtë e saj natyral ishin rritur aq shumë sa e pengonin. Sharon Osbourne i ka zvogëluar gjinjtë e saj në vitin 2011, pas një incidenti të tmerrshëm, kur transplantet e saj kishin filluar t’i rrjedhin në stomak.

Heather Morris kishte deklaruar se mezi kishte pritur t’i mbush 18 vjet për t’i rritur gjinjtë e saj, çka edhe e kishte bërë, por më pas ishte penduar shumë shpejt dhe vetëm disa javë pas rritjes i kishte zvogëluar, për shkak të dhimbjeve të padurueshme. Kimberly Stewart i kishte rritur gjinjtë e saj në masa enorme, por shpejt e kishte kuptuar se ky ishte një vendim i gabuar, prandaj i kishte hequr.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat