Nuk ka bërë vetëvrasje

Mediale Vip

Nuk ka bërë vetëvrasje

Më: 9 prill 2014 Në ora: 09:33

Vdekja e papritur e Peaches Geldof ka shokuar të gjithë, pasi ishte vetëm 25-vjeçe. Por ajo që më së shumti ka ngjallur interesim tek mediet, ishte se cili ishte shkaku i vdekjes së saj të papritur.

Edhe pse ende nuk ka konkludim zyrtar për vdekjen e saj, të dhënat që janë siguruar nga policia, besohet se ajo ka vdekur nga shkaqet natyrale.

“Ka vdekur papritmas dhe vdekja e saj momentalisht është e pasqaruar”, ka deklaruar një burim nga policia. Kjo e fundit në shtëpinë e saj në Wrotham nuk ka gjetur kurrfarë letre lamtumirëse, kështu që e kanë përjashtuar vetëvrasjen si mundësi.

Po ashtu, edhe pas kontrollit të detajuar të shtëpisë së saj, nuk kishin gjetur kurrfarë gjurmësh droge të cilat do të sillnin vdekjen e saj, ndërsa ajo nuk kishte kurrfarë lëndimesh në trup. Në vitin 2010, manekinia dhe ylli televiziv ishte mbidozuar me heroinë, por në atë kohë e kishte shpëtuar një mik i saj i cili e kishte thirrur ndihmën e shpejtë.

Peaches në shtator të vitit 2000 kishte mbetur pa nënën e saj, e cila kishte vdekur nga mbidoza, ndërsa një ditë para se Peaches të gjendej e vdekur, ajo në Instangram kishte postuar një foto me nënën e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat