S’kursejnë për të dashurit

Mediale Vip

S’kursejnë për të dashurit

Më: 8 prill 2014 Në ora: 09:02

Disa persona të famshëm dinë se si të argëtohen më mirë se të tjerët. Ka nga ata që nuk ju pëlqen të mburren, por sigurisht që është një numër i madh i atyre dëshirojnë të shfrytëzojnë maksimalisht çdo gjë që jeta iu ka ofruar dhe vërtetë jetojnë një jetë të luksit. Dhuratat për veten apo të dashurit e tyre, pushimet e shtrenjta, blerja e patundshmërive, janë vetëm disa nga mënyrat që këta persona të famshëm i shpenzojnë paratë e tyre.

Rihanna është në lëvizje gjatë gjithë kohës dhe njofton shumë shpesh adhuruesit e saj për të gjitha, nëpërmjet “Twitter-it”. Kështu mësojmë se lloji i saj i preferuar i pushimeve është marrja me qira e një jahti luksoz me miqtë e saj, për një lundrim të gjatë në Mesdhe, duke shpenzuar shuma të mëdha parash.

Që nga koha kur lindi fëmija Ivy Blue Carter, Beyonce, jeton një jetë të luksit dhe tashmë edhe Ivy ka përjetuar një udhëtim të shtrenjtë me jahte, ku nëna dhe babai e morën me veti, kur ata vendosën për të vizituar St. Barts-in. Dhe para se të mund të shpenzonte paratë për fëmijën, Beyonce kishte blerë dhuratë për ditëlindjen e burrit të saj, hiq më pak se një Bugatti që kushton dy milionë dollarë.

Edhe Kim Kardashian pëlqen të shpenzojnë para për burrin e saj. Ajo i kishte blerë Kanye West-it, për ditëlindjen e tij, një Lamborghini në vlerë prej vetëm 750.000 dollarë.

Kur ishte e fejuar me Ben Affleck, thuhet se J.Lo i kishte dhuruar atij një Bentley me verë prej 300,000 dollarë, kurse mediat botërore kanë raportuar se deri më tani për të dashurin e saj Casper Smart, ka shpenzuar mbi dy milionë dollarë, duke i blerë atij rroba dhe dhurata të ndryshme. Përveç tjerash, ajo i paguan atij një pagë mujore prej 40.000 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat