Dashuria e Ledionit quhet Oriela

Mediale Vip

Dashuria e Ledionit quhet Oriela

Më: 6 prill 2014 Në ora: 23:47

Ledion Lico, një nga personazhet më të dashur të ekranit ka zgjedhur të mos tregojë në media për jetën e tij private por këtë herë nuk ka ndodhur kështu. Ka qënë ai vetë që ka publikuar fotot e një eventi të rëndësishëm në Tiranë ku ishte I shoqëruar nga bukuroshja Oriela Nebijaj. Ledioni ka shkruar në instagram se I pëlqen shumë kjo vajzë dhe këtë e konfirmojnë edhe miqtë e tij.

Duket që gjërat po e kalojnë fazën e “pëlqimit” pasi më parë Ledioni I ka mbajtur të fshehura të dashurat e tij. Oriela ka qënë prezantuese televizive ndërsa tani është kryeredaktorja e revistës “Elegancë”. Vec dashurisë për median, të përbashkët kanë edhe dashurinë për “fashion”. Të kombinuar në mënyrë perfekte me njëri tjetrin ata ishin cifti që tërhoqën më shumë vëmendje në tapetin e kuq. Duhet ta pranojmë që duken shumë bukur bashkë ashtu sic janë dukur edhe për disa javë në spektaklin e së dielës ku Ori Ishte pjesë e skuadrës së Ledionit në “Festë në E diell”. Gjatë spektaklit ditën ta fshehin pëlqimin ndaj njëri tjetrit por tani nuk e fshehin më.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat