Audienca u çmend nga skenat e mia erotike me Behlulin

Mediale Vip

Audienca u çmend nga skenat e mia erotike me Behlulin

Më: 6 prill 2014 Në ora: 15:44

Gardëroba, stili, projektet e saj të reja gjithmonë kanë qenë të përfolura në media, por ajo gjithmonë dëshiron të mos flasë shumë në detaje për jetën e saj private. “Fatmagyl “ është roli i cili e bëri shumë të famshme edhe në Shqipëri e në Ballkan, e më pas ai i Bihter te “Dashuri e ndaluar”. Kështu që tashmë ajo shihet si një nga femrat më të pëlqyera. Beren tregon shumë gjëra për jetën e saj në një nga intervistat e fundit, dhënë për mediat turke…
Është e vërtetë se e keni mësuar alfabetin e shurdhmemecëve? Gjatë dialogëve në xhirime ke mësuar shumë fjalë. A besoni në mrekulli?
Unë i takoj grupit që thonë mund të arrish gjithçka, mjafton që ta duash …
A ka vend e pamundura në jetën tuaj?
Nuk i besoj të pamundurës. Jam një tip që vazhdoj rrugën me inat dhe me çdo kusht. Edhe unë kam të meta, mirëpo nuk shoh probleme…
Çfarë do të thotë familje për ju?
Është ajo që të bën ai që je sot. Për mua, familja do të thotë edukimi, sjellja, aftësia, horizonti për jetën, vizioni për çfarë je sot.
Në çfarë periudhe të jetës je tani, kur edhe një vit bën 30 vjeç?
Është një vit i mirë për mua. Seriali “Intikam” po shkon shumë mirë, bëra zërin në një film të Disney që ka marrë Oscar. Grafiku i reklamave që kam qenë fytyrë e kompanive, ka pasur shumë sukses.
Nga jashtë dukesh perfekte. A nuk keni ndonjë të metë?
Sigurisht që kam, por nuk është vendi t’i tregoj.
Thoni se qani shumë duke ulëritur. Çfarë ju bën të qani?
Gjithçka. Shumë bukur qesh njëkohësisht dhe qaj duke bërtitur. Luaj dance duke e tepruar dhe mos e vrarë mendjen se çfarë mendojnë të tjerët. Këto janë pjesë e lirisë sime.
Vite me radhë shikojmë dashurinë e djalit të pasur dhe vajzës së varfër, nuk mund të shkojmë një hap para? Është kjo kërkesa e audiencës apo gabimi i skenaristëve?
Patjetër që shijet e shikuesve janë primare, ne po punojmë çdo ditë nga 16 orë, gjë që ështe mjaft e lodhshme dhe që ndodh vetëm te ne. Nëse e merr nje aktor të huaj me këto kushte, jam e sigurt se nuk do të mund të performojë, sepse atje kohëzgjatja e serialeve është shumë e shkurtër dhe kushtet janë mjaft komode.
Ju ka ndodhur që ndonjëherë te jeni e dëshpëruar ose e shkatërruar psiqikisht?
Ka pasur raste kur jam lodhur shumë. Prej setit në shtëpi dhe nuk ngel asgjë për ty në jetën private.
Keni pasur paragjykime për atë se vjen nga një program televiziv dhe karriera juaj filloi pas këtij programi?
Paragjykimet gjithmonë kanë qenë dhe nuk ke çfarë t’u bësh. Programi ishte zgjedhja ime, ajo që nuk kam shkuar në konservator nuk ishte zgjidhja ime. Jeta ju ofron disa rrugë dhe ju jeni ata që zgjidhni se çfarë doni të bëni dhe e gjeni rrugën tuaj të vërtetë. Po të mos e kisha pranuar ofertën e “Aski Memnu” (Dashuri e ndaluar), ndoshta sot gjithçka do të ishtë më ndryshe. Ai film më transformoi në një yll të vërtetë. Ne çmendëm audiencën në skenat erotike me Behlulin (Kivanc).
Kur keni studiuar Ekonomik, a ju ka shkuar në mend se do të arrini në aktrim kaq shumë?
Nuk e kam menduar se do të zhvillohet gjithçka kaq shpejt, mirëpo aktrimi ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Më duket se njeriu e di qëkurse është fëmijë se çfarë profesioni do të bëjë në jetë.
Risku, fati, zgjedhjet kanë shumë ndikim në karrierë… Po bukuria?
Kamera duhet të të dojë ty. Kjo është shumë e vërtetë.
Duke qenë mjaft naïve, mund të bëheni gjithashtu shumë seksi….
Gjithkush e ka këtë në brendinë e tij. Aktorët lodhen më shumë për t’i zbuluar këto veti.
Në sondazhe gjithmonë jeni zgjedhur femra më e bukur dhe më seksi në Turqi, por ju kurrë nuk keni dashur të flisni për bukurinë tuaj. Vallë s’ka vlerë kjo për ju?
Kjo është Turqia. Kush është e popullarizuar, atë zgjedhin si më të bukurën.
A është e vështirë të jesh femër në Turqi?
Shumë… Problemi fillon prej aty kur mashkulli vendos rregulla dhe kur femra mendon se është e lirë …
Ju sa e lirë jeni?
Totalisht e lirë dhe e pavarur. Kam zgjedhur gjithçka që kam dashur unë vetë. Në vendin ku ndihem keq, nuk vazhdoj të qëndroj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat