Vetëvritet këngëtarja Mindy McCready

Mediale Vip

Vetëvritet këngëtarja Mindy McCready

Më: 18 shkurt 2013 Në ora: 10:17

Këngëtarja amerikane e muzikës “country”, Mindy McCready, ka vrarë veten me armë zjarri. Lajmin e ka bërë të ditur sherifi i Arkansansit, Marty Moss.

38-vjeçarja kishte tentuar edhe dy herë të tjera më parë vetëvrasjen dhe njihej për varësinë e saj ndaj medikamenteve dhe drogës.

Vdekja e saj vjen dy javë pas ndarjes nga jeta të partnerit të këngëtares dhe babait të dy fëmijëve të saj, producentit David Wilson.

Mindy McCready ka regjistruar 5 albume në karrierën e saj. Këngëtarja lë pas dy djem të vegjël, 6 vjeç dhe 9 muajsh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat