Dashurohet djali i Nishanit, lidhja me Isabelën

Mediale Vip

Dashurohet djali i Nishanit, lidhja me Isabelën

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 23:27

”Vjena është një qytet i madh dhe aventurat janë pjesë aktive dhe e bukur e saj, por duhet të them që femrat shqiptare janë të pakrahasueshme si në aspektin fizik dhe në atë të pjekurisë, jo vetëm me ato austriake, por dhe me shumë të tjera në botë”, kështu pati deklaruar djali i Presidentit, Ersi Nishani, në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama”, i pyetur në lidhje me femrat dhe aventurat e tij në Vjenë të Austrisë, edhe pse nuk pohoi se është i dashuruar. Por siç duket, verën që kaloi ai e ka pasur shumë pozitive në aspektin e jetës private. Shtatlarti i familjes Nishani ka rënë kokë e këmbë në dashuri, por me një vajzë shqiptare. Edhe pse nuk preferonte lidhjet në distancë, ai e ka bërë një përjashtim dhe me sa duket do të vizitojë më shpesh Shqipërinë në kohën kur të ketë pushim nga studimet atje. ”Nuk i preferoj lidhjet në distancë”, theksoi Ersi para 1 muaji. Po tani çfarë do të ndodhë? Pinjolli i familjes presidenciale ka bërë publike në Facebook lidhjen e tij të dashurisë me bukuroshen Isabela Nelaj. Më pas, të gjithë miqtë e tij e kanë uruar për këtë risi në jetën e tij sentimentale. Nuk kemi shumë informacione mbi Isabelën, por thuhet se është vajzë nga Tirana, në moshë me Ersin dhe është vajza e cila gjatë kësaj vere ka bërë për vete djalin e Presidentit, i cili është shumë i dashuruar pas saj. Për momentin vetëm kaq informacione kemi mundur të zbulojmë në lidhjen e Ersit dhe Isabelës, ndoshta në ndonjë rast tjetër do ju informojmë më detajisht për dashurinë e djalit të Nishanit me Isabela Nelajn.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat