Mediale & Vip

Olta Gixhari, drejt Oscar-it me filmin “Pharmakon”

Bota Sot | 07.10.2012 17:52
Olta Gixhari, drejt Oscar-it me filmin “Pharmakon”

“Oscar” ėshtė vėrtet njė ėndėrr, qė Olta Gixhari mund ta prekė. Tashmė posteri me portretin e saj gjendet nė ēdo sajt tė Akademisė sė ēmimeve “Oscar”, qė pritet tė shpallė kandidatėt fitues pėr kategorinė e filmit tė huaj mė 10 janar 2013. Ceremonia e ndarjes sė ēmimeve do tė zhvillohet mė datė 24 shkurt tė vitit qė vjen, ku pėr Shqipėrinė kandidon “Pharmakon”, filmi artistik me metrazh tė gjatė i Joni Shanajt. Olta Gixhari, aktorja protagoniste nė film, rrėfen emocionet e saj. Nė kėtė intervistė pėr “Panorama Plus” flet pėr tabutė skenike, dashurinė, martesėn, dhe gjithēka qė zbėrthen karakterin e saj tė vėrtetė nė jetė.
Filmi i Joni Shanajt “Pharmakon”, po flitet se ėshtė drejt rrugės pėr tė kandiduar nė ēmimet “Oscar”. Ēfarė pritet dhe sa e mundur tė duket prekja e kėsaj ėndrre pėr ty si aktore protagoniste?
Kjo po qė ėshtė njė ėndėrr, ndaj i uroj fat “PHARMAKON”! E nė fakt tė gjithė ne duhet tė ndihemi mirė, qė pėr herė tė parė njė film shqiptar ėshtė drejt rrugės pėr tė kandiduar nė finalen e ēmimeve “Oscar”, pėr kategorinė “Filmi mė i mirė i huaj”. Deri tani filmi ka kaluar shumė kualifikime e sektorė tė rėndėsishėm. Dhe deri kėtu pėr mua ėshtė njė ėndėrr, tė mendosh qė posteri i filmit ėshtė nė ēdo sajt, qė ka tė bėjė me ēmimet “Oscar” dhe filmin e kanė parė shumė njerėz tė rėndėsishėm pėrtej kufijve shqiptarė, e qė pėrflitet pėr kompeticionin mė tė rėndėsishėm qė bėhet nė botė.
Nė kėtė film u komentove pėr skeanat erotike me Klevis Begėn. Ke tabu nė profesionin e aktores, mund tė luash ēdo lloj roli qė ngjall komente nė publik apo dhe paragjykime?
Unė mund tė luaj ēdo rol qė mė ngjit, mė pėrshtatet dhe qė mė pėlqen, por pa kaluar kufijtė e mi. Roli i Sarės te “Pharmakon” nuk kishte asgjė tė ekzagjeruar dhe qė tė mė nxirrte keq. Erotizmi ėshtė njė koncept shumė i gjerė, qė nuk ka fare lidhje si fjalė me skenat e filmit, qe janė tėrėsisht normale dhe ėshtė mjet qė e justifikon qėllimin.
Tė paktė janė aktorėt nė Shqipėri qė me jetėn e tyre mund tė krijojnė scoop mediatik. Ty ka ndodhur tė jesh nė qendėr tė vėmendjes disa herė. Tė bėn krenare ky fakt, apo ndonjėherė tė shtyn tė tėrhiqesh nga skena?
Unė tė tėrhiqem nga skena?! Kjo nuk mendoj se do tė mė ndodhė ndonjėherė, pasi nė tė qenėt aktore ėshtė e pashmangshme tė jesh qendėr tė vėmendjes. Ndihem krenare pėr punėn qė bėj, pasi ėshtė bukur tė jesh mbresėlėnės.
Ke pasur fatin tė luash me aktorė tė njohur, Robert Ndrenikėn, Timo Fllokon etj. Cili ėshtė aktori qė vėrtet ėndėrron tė kesh njė rol me tė nė tė ardhmen, shqiptar dhe tė huaj?
Tani ėndrra nė Shqipėri mė ėshtė bėrė realitet, vetėm se ende nuk jam ngopur, pasi dua tė luaj me tė, por qė nuk do tė ishte e drejte t’ia pėrmend emrin. Kurse pėr aktorėt jashtė, kam disa alternativa. Pėr shembull pėr mua ėshtė Oliver Martinez shumė seksi (qesh).
Ke pohuar dhe vetė qė ke pasur fatin tė dominosh krahasuar me brezin e aktorėve tė rinj. Tė ka bėrė tė pasur ky profesion?
Tė paktėn mė ka dhėnė pasuri shpirtėrore, tė bėn tė ndihesh unike, e paprekshme dhe e dobishme. Ndoshta janė edhe kėto arsyet qė njė artist i vėrtetė nuk heq dorė nga ky profesion, edhe pse nuk e bėn tė pasur.
Ē’mund tė zbulosh nė kėtė sezon tė ri artistik ndonjė rol nė teatėr apo kinema?
Nė kėtė periudhė do tė vazhdojmė me “Doktor Shuster”, ndėrsa pėr projekte tė tjera kam plane, por ende tė konkretizuara si nė film, ashtu dhe nė teatėr. Shpresoj shumė qė kjo krizė ekonomike tė mos i fundosė krejtėsisht projektet artistike.
“Dashurinė e vėrtetė? Po, e kam provuar dhe dashuroj gjithmonė”
Nga dalja jote nė skenė qėkur ishe 20 vjeē, ēfarė ka ndryshuar nė botėkuptimin tėnd si njė vajzė?
Kanė ndryshuar 6 vite, qė nuk janė pak. Nė kėtė moshė ndryshimi i kėtyre viteve ėshtė i madh dhe lė shenja rritjeje natyrisht. Nuk do tė doja tė isha dhe njė herė 20 vjeē tani, ndoshta pas disa vitesh do ta kėrkoj si ėndėrr (qesh).
Cila ėshtė oferta mė e ēuditshme qė ke marrė nė kėto vite si aktore?
Nuk mė vjen nė mend asnjė ofertė e kėsaj natyre.
Po si femėr nga ndonjė mashkull qė tė ka shprehur dashurinė?
Dashuria ėshtė gjithmonė e bukur nė ēfarėdolloj forme qė tė shprehet. Kėtė pyetje e lidh menjėherė me njė libėr qė po lexoj momentalisht me titull ”Letra dashurie tė burrave tė mėdhenj”, ku nė letėr e N. Bonaparte, shkruar tė dashurės sė tij tė zemrės Josephine, nis kėshtu: Unė zgjohem i mbushur me mendime pėr ju. Portreti juaj mė ka trazuar gjithė qenien time, e pakrahasueshmja, e ėmbla Josephine…” Nejse flitet pėr vitin 1795, por kėto fjalė mbi letra mbeten tė paharrueshme, edhe pėr dikė jo kaq ėndėrrimtar sa unė.
Pėrshtypja qė lė ti ėshtė e vajzės kapricioze. Po e ndjeshme je, qan shpesh dhe pse?
Po, jam pak kapricioze. Nė tė vėrtetė mendoj se jam perfeksioniste e lodhshme, mėrzitem shumė kur gjėrat nuk mė shkojnė ashtu si i kam menduar. Bėhem e ndjeshme shpeshherė dhe pa arsye tė fortė nė dukje, por nuk qaj mė, thuajse asnjėherė. Madje, kam filluar tė mendoj se loti mė mallkon, qė nuk e lė tė dalė.
Nėse do bėhej fjalė pėr dashurinė, e ke provuar atė ndjenjėn e vėrtetė, apo je nė kėrkim?
Po, e kam provuar dhe dashuroj gjithmonė.
Ndėrkohė tė pėlqen tė jesh femėr e lirė, apo je aq tradicionale, sa tė ėndėrrosh njė familje tė vetme nė jetė?
Unė nuk ėndėrroj, por unė besoj nė dashurinė dhe familjen e pėrjetshme, dhe dua tė jem tradicionalisht e lirė nė familjen time.
Bashkėshorti yt duhet tė jetė patjetėr njė artist?
Bashkėshorti im, do Zoti tė mos jetė artist (qesh)!


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus